GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje tronditëse nga vrasja e ish-Missit/ Lidhja midis ekzekutimit të ish-Missit dhe shqiptarit/VIDEO

në Aktualitet, Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje tronditëse nga vrasja e ish-Missit/ Lidhja midis ekzekutimit të ish-Missit dhe shqiptarit/VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i ish missit të Ekuadorit. Sipas “New York Post”, emri i ish-missit u përmend dhjetorin e kaluar në një bisedë midis trafikantit të vrarë të drogës Leandro Norero dhe llogaritares së tij, Helive Angulo.
Gjatë gjyqit të Angulo-s, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur Angulos në një mesazh për ta ndihmuar që të mbante të fshehtë lidhjen e tij me mbretëreshën e bukurisë.

Pas këtij detaji, dyshohet se atentati ndaj saj lidhet me marrëdhënien me bosin e kokainës.
“Miku im, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet”, shkruante ai në mesazhe.
Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në Ekuador dhe mbante pseudonimin “El Patron”.
Ai dyshohet si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit.

Norero u ekzekutua në burg në vitin 2022, ku iu pre koka pas një trazire mes të dënuarve brenda qelive.
Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar për një rast të pastrimit të parave. ‘El Patron’ u kap për drejtimin e një organizate të lidhur me pastrimin e parave, financuar nga grupe të organizuara kriminale. Në operacion u sekuestruan shufra ari mbi 6 milionë dollarë, armë dhe bizhuteri.
Fillimet e Noreros në aktivitetin kriminal datojnë në vitin 2005. Në rininë e tij ai ishte pjesë e Los Ñetas dhe renditej si një nga “trafikantët e padukshëm të drogës” që vepronte në vend.
Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

 

 


Si ndodhi ekzekutimi i Ergys Gashit?
Guayaquili është një nga qytetet, ku shqiptarët, trafikantë të kokainës, që kanë marrë përsipër të futen “dorë e parë” në transportin e drogës drejt porteve të Europës, të kthehet në shesh betejë mes kapove ndërkombëtar të kokainës. Një nga vrasjet më të bujshme që trazoi jo pak ujërat në qytetinportë e kokainës, ishte edhe ekzekutimi i Ergys Dashit, një të riu nga Durrësi, i cili u vra në një mënyrë tejet mafioze.
Sipas të dhënave që pasuan ekzekutimin e shqiptarit me 23 janar, u tha se dyshimet binin edhe mbi atë që konsiderohej padroni dhe që dy ditë më parë u sulmua në burg, duke u vrarë në mënyrë brutale. Në fakt, hetimi vendas u shtang për mënyrën se si vrasësit iu afruan shqiptarit, që rezultonte të ishte një person i rëndësishëm në trafikun e kokainës.

Duke qenë se në shumicën e vrasjeve të ndodhura dy viteve të fundit në zonën portuale ishin masakra, ekzekutimi i shqiptarit bëri që ngjarja të hetohej për të zbuluar se kush fshihej pas atij mekanizmi perfekt kamuflimi. Atentatorët e shqiptarit shkuan në restorantin ku darkonte shënjestra e tyre por hasën në rezistencën e rojeve të sigurisë së lokalit.

Ata ishin dy persona, treguan rojet, më vonë për prokurorinë. Njëri mbante një buqetë të madhe me lule dhe pas këmbënguljes së rojeve se ata nuk mund të hynin se nuk kishin dokument se ishin të vaksinuar, mbajtësi i luleve atëherë iu lutet! “Dikush aty brenda ka ditëlindjen! Ju lutem vetëm të dërgoi këtë buqetë dhe do të dal menjëherë”! Dhe në fakt ashtu ndodhi. Autori i shkoi në tavolinë shqiptarit e qëlloi me breshëri dhe më pas hyri mes turmës së njerëzve që darkonin dhe doli i pavënë re nga rojet. Këta të fundit në dëshminë e tyre thanë se nga gjuha që flisnin linin të kuptoheshin se nuk ishin ekuadorian, po ndoshta kolumbian. Dashi, më vonë u mësua se ishte një eksponent i rëndësishëm i trafikut në port, aty ku nisen tonelata kokaine në drejtim të Holandës, Belgjikës dhe Spanjës. Më pas mediat vendase raportuan se vrasja u porosit nga Leandro Norero.

 

 

 

Etiketa: Ekuadorekzekutim

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
24% e azilkërkuesve të BE-së në vitin 2023 ishin të mitur

24% e azilkërkuesve të BE-së në vitin 2023 ishin të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com