GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat, dalin shifrat

11:27 - 30/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat, dalin shifrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave, Ervin Mete ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje, duke theksuar se ky tatim vendos drejtësi në sistem. Ministri ka krahasuar të vetëpunësuarit me sistemin bankar, duke theksuar se 29 mijë profesionistë të lirë gjenerojnë 510 milionë euro fitime,  shifër kjo sipas tij, shumë më e lartë se ky sektor.

“Taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo i të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale vendos më tepër drejtësi në sistem, vendos më tepër ndershmëri në sistem, sepse në thelb ai është taksim i të ardhurave nga punësimi dhe qoftë me standard dhe 2qoftë me parime, të ardhurat e një kategoirie të caktuar qoftë si i punësuar apo i vetëpunësuar duhet të kenë një tatim në mos të njëllojtë, të ngjashëm. Po ndaj me ju disa shifra, vetëdeklarimi i kësaj kategorie prej 29 mijë të vetëpunësuarish që ofrojnë shërbime profesionale vjet ka qenë, të ardhura 850 milionë euro dhe fitim 510 milionë euro, në një kohë që gjithë fitimi i sektorit bankar ka qenë 280 milionë euro. Nuk mundet në sistemin që ne jetojmë, qoftë për aspekt të drejtësisë së sistemit, por qoftë edhe për aspekt të kontributit në shoqërinë të cilën jetojmë që të kemi fitime të tilla të taksuara me zero”.

Ministri Mete gjithashtu ka krahasuar të punësuarit me të vetëpunësuarit duke thënë se kjo kategori sërish është më e avantazhuar sepse u njihen shpenzimet.

“Përsëri, trajtimi i tyre ligjor është më i favorshëm se të vetëpunësuarit. Sepse për të ardhurën nga puna kemi të punësuarit që paguajnë 15-23 për qind, në varësi të fashës dhe kemi këtë kategori që përpara ligjit i cili ka hyrë vjet në mars në fuqi dhe  ka 1 vit që është në fuqi por tani fillon zbatimi, të mbeten me zero, të mbeten me 0% tatim. Ligji është punuar me FMN-nën, me ekspertët më të mirë, ligji ka marrë praktikat e OECD dhe praktikisht sjell standarde ndërkombëtare në sistemin tonë tatimor. E them që janë më të avantazhuar sepse ju lejohet 30 % zbritje e supozuar pavarësisht se i kanë bërë apo nuk i kanë bërë ato shpenzime, nga të ardhurat.  Pra nga 850 milionë euro të ardhura, në 510 milion euro fitim janë 40 për qind shpenzime të zbritura.  Tatimi që po ju aplikohet nuk është përfundimtar, është një parapagim i cili aplikohet normalisht edhe për tatimin e fitimit të bizneseve të cilin mund të shkojnë ta korrigjojnë në bazë të vetëdeklarimit që kanë bërë dhe në fund të vitit do kalibrohet. Nuk është tatim final dhe nuk është as prapaveprues pasi nuk po tatohet viti 2023, por po tatohet viti 2024 i cili do të kalibrohet në mars të 2025.  Pasur parasysh dhe faktin që ne duhet të shmangim dhe abuzimin e atyre që duke ndryshuar formën jur8idike nga i punësuar në i vetëpunësuar duke faturuar punëdhënësin e tyre, ky sistem vendos më tepër drejtësi, u jep atyre më shumë avantazh me të vetëpunësuarit dhe vendos më tepër ndershmëri në sistemin tatimor që ne kemi”. 

Profesionistët e lirë kanë kundërshtuar nivelin e tatimit të aplikuar si dhe faktin që këstet janë llogaritur në bazë të bilanceve të vitit 2023, vit në të cilin nuk kanë pasur detyrim të deklarojnë shpenzime.

Etiketa: ministri i Financaveprofesionet e liratatimi

Lajme të lidhura

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë
Breaking Views

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Para
“Veliaj të dorëheqjet dhe arrestohet”, ç’ndodhi në protestën te Bashkia dhe kur zhvillohet e radhës

Sot protesta e opozitës para bashkisë, policia plan masash dhe bllokim trafiku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com