GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasje me policinë dhe paralajmërime për arrestime të reja – Ç‘ndodhi në tubimin para bashkisë

Protesta e sotme para bashkisë së Tiranës ishte më e ashpër se paraardhëset, me protestuesit që u përplasën me policinë në disa episode. Tubimi i radhës do të zhvillohet të martën e javës së ardhshme, ora 11:00.

19:51 - 30/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje me policinë dhe paralajmërime për arrestime të reja – Ç‘ndodhi në tubimin para bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë pasdite u zhvillua protesta e pestë para Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen dhe arrestimin e Erion Veliajt. Tubimi i nisur rreth orës 4 e 30 të pasdites zgjati gati tre orë dhe u shoqërua me tensione.

Në organizim, tubimi ishte i ngjashëm me paraardhësit. Me pankrata, thirrje dhe fjalime nga mikrofoni i protestës u lëshuan akuza kundër kryebashkiakut dhe u kërkua arrestimi dhe dorëheqja e tij. Nuk munguan goditjet me vezë ndaj godinës së bashkisë dhe molotovët.

Këtë të martë, protestuesit u përplasën me efektivët e policisë në disa episode, teksa kërkuan të hynin brenda ambienteve të bashkisë. Qëllimi nuk u arrit, ndërsa policia përdori dhe spraj lotsjellës ndaj pritestuesve. Disa prej tyre u shoqëruan.

Gjatë fjalimeve, këshilltari i Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti tha se Veliaj kur u shpreh se u paraqit me inciativën e tij në Prokurorinë e Posaçme më herët gjatë ditës. Ai komentoi dhe deklaratat e kryebashkiakut pas daljes nga SPAK.

“Tani i quan bashkëpunëtorë (prokurorët e SPAK), me kë? Me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan? Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars, i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin. Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi paralajmëroi arrestime të tjera në Bashkinë e Tiranës.

“Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë. Banditi i Zall Herrit Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë. Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi.

Mbylljen e protestës dhe orarin e tubimit të ardhshëm (të martën ardhshme në 11:00) e njoftoi Adriana Kalaja, përfaqësuese e Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit e njëkohësisht edhe e PD-së. Ajo u bëri thirrje protestuesve që ti bashkohen tubimit në mbështetje të kryedemokratit Sali Berisha, poshtë banesës së tij të fundit.

Protestat te Bashkia Tiranë nisën pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt lidhur me aferën “5D”. Gjatë fjalimeve nga mikrofoni i protestave, qytetarë dhe anëtarë të opozitës e kanë cilësuar Veliajn “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës”.

Etiketa: bashkia e tiranesErion VeliajKryesore1protesta te bashkia

Lajme të lidhura

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori
Aktualitet

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Para
Paraqitja në SPAK, Dumani zbulon gënjeshtrën e Veliajt: Iu dërgua fletë-thirrje të Mërkurën

Paraqitja në SPAK, Dumani zbulon gënjeshtrën e Veliajt: Iu dërgua fletë-thirrje të Mërkurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com