Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gruaja e Erion Veliajt, kjo e fundit zgjodhi të ndante një lajm për çeljen e një ekspozite të një artisteje.
Me sa duket, me qëllim që të tregonte se gjithçka është në rregull dhe se çifti vazhdon aktivitetet si zakonisht, Ajola me publikimin e vet na nxiti të investigojmë pak mbi aktivitetin si kuratore arti të zonjës së Veliajt.
Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë zonjës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit “NAAN”, galeria e artit “Harabel” dhe galeria e artit “Gurgur”.
Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës.
Pse ka pasur nevojë Ajola që të krijojë 3 galeri, kur kurimin dhe promovimin e artit mund ta bënte edhe me një të vetme?
Të bën përshtypje gjithashtu që në faqet e galerive, Ajola Xoxa rezulton si themeluese e galerive.
Pra, nga njëra anë Ajola është e punësuar dhe nga ana tjeter është themeluese e galerive ku është punësuar!
Deri këtu Ajola do ta justifikojë me vetëpunësimin te galeritë e veta.
Por të paktën nga galeria “Harabel”, zonjës Ajola i kalon në formë qiraje shuma prej 1.000 eurosh në muaj.
Domethënë “Harabeli” i Ajolës i paguan qira Ajolës!
Sa dhe nga burojnë të ardhurat e galerive të Ajolës që i paguajnë qira Ajolës?
Çfarë të ardhurash të tjera nxjerr Ajola nga galeritë, ku rezulton themeluese dhe a është forma e qiradhënies një mënyrë për të mos paguar tatime të tjera, që do të duhet të paguheshin nëse shumat do të deklaroheshin si paga?
Tri galeritë e Ajolës po zhvillojnë veprimtarinë në kushtet kur Galeria Kombëtare qëndron e mbyllur dhe për këtë shkak kjo strukturë publike nuk kryen dot veprimtaritë si ekspozimi apo kurimi i veprimtarisë artistike të artistëve të artit pamor.
Rastësisht?!
Praktikisht në qytetin e Tiranës Ajola ka pushtet të padiskutueshëm mbi gjithë procedurat dhe fondet e vëna në dispozicion edhe nga pushteti qendror (përkatësisht Ministria e Kulturës).
Galeritë e artit kanë rol në përzgjedhjen e artistëve që duhen promovuar. Kujtojmë që për realizimin fizik të veprave, ka fonde të vëna në dispozicion nga pushteti lokal dhe qendror.
Cili ka qenë ndikimi i “Harabeli”-t të Ajolës në hartimin dhe miratimin e listës së artistëve që duhen promovuar?
Sa janë fondet e lëvruara?
Burime të CNA.al konfirmojnë se flitet për fitime të konsiderueshme sipas skemës:
Artisti i vetofruar – “Harabel”-i i Ajolës – komisioni përzgjedhës – Ministria e Kulturës.
ara pak kohësh u bë edhe një thirrje e “mirëmenaxhuar” nga Ministria e Kulturës me objektiv lëvrimin e fondeve që në fund u “menaxhuan” nga “Harabel”-i i Ajolës.
Dhe të mendosh që gjithë investigimi mori spunto ngaqë Ajola doli e foli në “Facebook”!
Na vjen ndër mend ajo shprehja: “Kur je në m.. deri në fyt, bën mirë mos e hapësh gojën!”
Discussion about this post