GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Veliaj ha dreka e darka me prokurorët e SPAK, kemi prova

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka: Veliaj ha dreka e darka me prokurorët e SPAK, kemi prova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit Flamur Noka tha në një intervistë për “Mcn” tha se Erion Veliaj ka konsumuar dreka dhe darka me prokurorë të SPAK-ut dhe paralajmëroi se “në momentin e duhur do të publikohen fakte”.

Po ashtu Noka tha se nga telefonat e 5 drejtorëve, janë të zbardhur bisedat për pazaret konkrete, ku përfshihet Veliaj dhe Mazniku. Noka tha që është koha që qytetarët e Tiranës të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij “një gjë të tillë nuk do ta bëjë SKAP-i”.

“Gjatë kësaj periudhe pas skandalit “5D”, qytetarët e Tiranës kanë pasur mundësinë të shohin te ai që do të duhej të ishte kryebashkiak i Tiranës, një kryehajdut të përmasave të papara, dhe një kryemashtrues njëkohësisht. E para s’kishte ndodhur kurrë të diskutohej që të vidhte një pushtetar në një mënyrë të tillë, siç u kap rasti i “5D”. Ishin dëgjuar raste të pafundme korrupsioni, por rast që 100 për qind të taksave të vidhen s’ishte dëgjuar as në Shqipëri, as në botë, është një rast unik. Kjo çdo politikan do ta bënte që minimalisht duhet të dorëhiqej dhe t’i hapte rrugë drejtësisë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një skandal jashtëzakonisht shumë të rëndë, sepse kreu i “5D” sipas dokumentave në dosje hetimore dhe materialeve në telefonat e 5 drejtorëve, ku janë të zbardhura bisedat me pazaret konkrete si do inskenohet për të vjedhur çdo taksë, janë të gjitha… Por siç e dimë SKAP-i kur vjen puna te peshqit e mëdhenj të pushtetit mbyll sytë, dhe preferon të kapë roje, pastruese, ndonjë përgjegjës, deri te ndonjë drejtor. Kjo situatë kërkon detyrimisht një zgjidhje. Drejtësia s’po e jep një rrugë zgjidhje, ndaj qytetarët e Tiranës kanë të drejtë që zgjidhjen ta japin vetë ata. Rilindja s’ka më skrupuj dhe e demonstron qartësisht që SKAP-i është një repart i ngritur prej tyre nën kontrollin e tyre. Darkat dhe drekat e Veliajt me prokurorët e SPAK-it tashmë janë të… Me disa prej tyre. Do t’i faktojmë të gjitha në momentin e duhur.

Janë 5 shkresa kur Veliaj i kërkon Shkëlqim Canit dhe Ahmetajn që të miratojnë inceneratorin e Tiranës dhe ata e refuzojnë. Pas 1 viti e ca që ka plasur ky skandal, Prokuroria kujtohet që ta thërrasë si koleg, si bashkëpunëtor. Ky mashtrues ngaqë është i zhytur dhe i kapur nuk di as të artikulojë tani. Tani është koha që qytetarët e Tiranës të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, nuk ua çliron më SKAP-i! Kryehajduti doli dhe tha ua kam dhënë unë godinën, i çoi një mesazh SKAP-it, që unë do vij, mbyllni gojën, fakti që s’reagoi SKAP-i do të thotë që e kanë pranuar si koleg! SKAP-i duhet të informojë a është bashkëpunëtor, në cilësinë e dëshmitarit, apo të akuzuarit Veliaj. Po ta kisha thënë unë, SKAP-i do kishte dalë me 15 deklarata rresht”.

I pyetur a do ta merrni në dorë protestën dhe si do të vijojë ajo, Noka tha:

“Protestat do vijojnë deri në largimin e Veliajt nga karrigia e administratorit të qytetit të Tiranës. Ka tolerancë zero në këtë pikë. S’ka asnjë mundësi që të negociohet. Nëse do kishim një kryeministër dinjitoz do të duhej ta shkarkonte kryebashkiakun Rama dhe Veliaj janë peng i njëri-tjetrit. Veliaj i dha një mesazh Ramës, doli Rama dhe ia përcolli mesazhin”.

Etiketa: Erion Veliajflamur nokaSpak

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre
Aktualitet

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Para
Lajm i fundit/ Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në Elbasan

Hidhet nga kati i pestë, humb jetën gruaja në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë
Breaking Views

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26

AF Elbasani ka reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të tyre, Fation Bunjaku. Shqiptari nga Kosova...

Lexo më shumë
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom