GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Ta lejosh ende në zyrë Erion Veliajn, akt kriminal nga SPAK

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Ta lejosh ende në zyrë Erion Veliajn, akt kriminal nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur në Syri TV për qëndrimin prej 8 orësh në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,në lidhje me aferën e inceneratorit fantazëm.

Këlliçi ka theksuar se qëndrimi në detyrë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i jep mundësinë atij që të zhdukë dokumentat në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin.

Këlliçi: Është thirrur në SPAK me 4 vite vonesë dhe shumë vonë. Ajo që mua më shqetëson, në 2022 u mbajt komisioni hetimor për inceneratorët dhe rreth 70% e institucioneve të shtetit bashkë me Bashkinë e Tiranës, kanë refuzuar të na kthejnë përgjigje. Pra Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve të opozitës, që e kanë detyrim të na kthenin përgjigje, refuzonin. Kanë kaluar 2 vite dhe ende që ne flasim Erion Veliaj lejohet të qëndrojë në zyrë ne kryetarit të bashkisë duke i dhënë mundësinë të zhdukë dokumenta në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin. Që ta lësh akoma në detyrë Erion Velinë ende në zyrë është një akt kriminal që po kryhet në këto momente nga prokurorët e SPAK.

Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se me 30 milionë eurot e vjedhura me aferën ‘5D’ dhe 132 milionë euro me inceneratorin fantazëm, ka blerë media, pronarë dhe është paguar ReportTv, Karlo Bolino, televizioni qeveritar që baltos denoncimet e opozitës.

Këlliçi theksoi se Veliaj është i vetmi titullar insitutucioni në Europë dhe më gjerë që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë’.

Këlliçi: Në fokusin e ditës janë dy çështje, inceneratori i Tiranës dhe ‘5D’-ja, dhe padiskutim EcoTirana, për këto të flasi Erion Veliaj.

Sot kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që është i faktuar roli i tij në afera korruptive të njëpasnjëshme, duke filluar nga 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe incenerator nuk ka, e thotë vetë Erion Veliaj dhe të gjithë, janë vjedhur 60 milionë euro me depozitimin e dherave nga biznesi i ndërtimit në landfillin e Sharrës dhe janë detyruar të gjithë biznesmenët e ndërtimit, pasi është shpikur kjo tarifë për t’i futur dorën në xhep atyre dhe këto para kanë avulluar dhe me këto para është blerë media, janë mblerë pronarë, është paguar ReportTv, Karlo Bolino, ka marrë truall privat që i’a kanë dhuruar shtetit pronarët për ta kthyer në shkollë gjimnaz në një zonë me 70 mijë banorë dhe e kanë kthyer në një televizion privat në shërbim të Erion Veliaj dhe qeverisë që hedh nga mëngjesi në darkë baltë mbi opozitën dhe denoncuesve dhe ky është fakt.

Është i vetmi zyrtar, jo në Shqipëri dhe Ballkan, në Europë dhe më gjerë, i vetmi titullar insitutucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë, kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
“Signal Iduna Park” premton spektakël, formacionet zyrtare Dortmund-PSG

“Signal Iduna Park” premton spektakël, formacionet zyrtare Dortmund-PSG

Discussion about this post

TË FUNDIT

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK,...

Lexo më shumë
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com