GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvicër për të diskutuar se si mund t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë. Zvicra pritet të organizojë bisedime në 15-16 qershor me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ministri i Jashtëm zvicerian Ignazio Cassis tha se mbi 100 vende do të ftohen në këtë takim.

“Vendi i parë me të cilin folëm, pas Ukrainës sigurisht, ishte Rusia, pasi një proces paqeje nuk mund të ndodhë pa Rusinë, edhe nëse nuk do të jetë e pranishme për takimin e parë”, u tha zoti Cassis gazetarëve në kryeqytetin zvicerian, Bernë.

“E dimë se nuk ka kuptim të jetë Rusia në tryezë nëse nuk mund të sigurohemi se do të veprojnë në mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një interviste të publikuar në revistën Foreign Policy.

Kuleba tha se rritja e trysnisë ndaj Rusisë në fushëbetejë dhe bashkimi i vendeve që kanë parime të njëjta do të ndihmojnë për ta bërë Moskën më të gatshme që të angazhohet në dialog. Konferenca në fjalë është “praktikisht shansi i parë i vërtetë për të filluar rikthimin e një paqeje të drejtë”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së enjtes.

Qeveria zviceriane tha të enjten se Rusia nuk është aktualisht ndër pjesëmarrësit në konferencë. Ajo tha se është e hapur për një përfshirje të Rusisë, por Moska ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar.
Sulmet vazhdojnë

Rusia e sulmoi Ukrainën dy herë të enjten. Raketat ruse goditën dhe plagosën të paktën tetë fëmijë dhe një person në moshë madhore në rajonin verilindor Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas. Ata shtuan se në një sulm tjetër, raketat ruse plagosën 14 persona në një zyrë postare në qytetin jugor Odesa.
Rusia ka mohuar se vendos në objektiv civilët gjatë sulmit në Ukrainë, por ajo ka goditur vazhdimisht qytetet ukrainase me dronë dhe raketa gjatë gati dy viteve. Zyrtarët rusë thanë se pati sulme me dronë ukrainas të enjten ndaj disa rajoneve.

Rusia gjithashtu refuzoi të enjten akuzat amerikane se ka përdorur agjentë kimikë të ndaluar në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza”. Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë të mërkurën për shkelje të traktatit ndërkombëtar për ndalimin e agjentëve kimikë, duke përdorur kundër forcave ukrainase agjentin kloropicrin./VOA

Etiketa: RusiSHBAuKRAIN

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
E mori në krahë dhe i preku të pasmet e zbuluara, Erjola Doçi shpërthen keq/ FOTO

E mori në krahë dhe i preku të pasmet e zbuluara, Erjola Doçi shpërthen keq/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş