GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Manja: Pas përfundimit të mandatit, prokurorët e SPAK të punësohen në Apel

08:18 - 03/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia me ligj e zyrtarëve të dënuar për korrupsion/ Ja deputeti i PS që e propozoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manja: Pas përfundimit të mandatit, prokurorët e SPAK të punësohen në Apel

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi këtë të premte se prokurorëve të SPAK, pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, duhet t’u garantohet vazhdimi i funksionit të tyre si prokuror në nivel apeli.

Pyetur mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësimin e statutit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, Manja theksoi se është në krahun e prokurorëve të SPAK.

“Ajo që do duhet të adresohet është e drejta sipas ligjit dhe tjetër gjë është garantimi i ushtrimit dhe vazhdimit të funksioneve të kësaj trupe nesër në institucionet e Prokurorisë. SPAK është e barazuar me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit në atë strukturë do duhet t’u garantohet vazhdimi i funksionit si prokuror në nivel apeli ose nëse duan sipas ligjit në nivelin e prokurorive të shkallës së parë si drejtues. Kushtetuta e ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje, Ata janë në vitin e 5-të. Nëse do shtrohet kjo kërkesë e tyre, si ministër Drejtësie jam në krahun e prokurorëve të prokurorisë së posaçme. Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se të mazhorancës,” tha Manja.

Prokurorët e SPAK kanë mandat 9-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Manja: Duhet Kod i ri Penal

Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një kod të ri penal dhe kjo sipas tij, është kërkesë e Brukselit.

“Që duhet kod i ri penal nuk e them unë. Jemi në procesin e negociatave dhe integrimit në BE. Është kërkesë e Brukselit që Shqipëria të ketë kod të ri penal. Në këtë kod penal për shkak të zhvillimit të shoqërisë është ndërhyrë 33 herë. Ndaj Brukseli dhe koha kërkon kod të ri penal. Ka një draft që është dorëzuar në MD do i nënshtrohet konsultimit të gjerë publik dhe kërkon shumicë të cilësuar dhe dua që ky draft të marrë gjithë kohën e duhur. Do jetë Kod Penal që do i rezistojë kohës edhe për 20-30 vitet që vijnë. Reflektohen sot në atë draft pune 61 direktiva të BE-së ne fushën penale”, tha Manja.

Lidhur me deklaratat për një kod të ri penal foli dhe kreu i Prokurorisë Olsian Çela disa javë më parë, duke u shprehur se një gjë e tillë është e parakohshme.

Etiketa: Kodi PenalSpakUlsi Manja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Para
Ikin të rinjtë! Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç/ FOTO

Ikin të rinjtë! Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com