Edhe pse kanë mbetur 3 ndeshje nga përfundimi i sezonit të rregullt, verdiktet finale në Kategorinë Superiore, ende nuk janë dhënë.
Këtë fundjavë, luhet java e 34-të e Superiores që rezervon ndeshje titulli, por edhe mbijetese. Sipas programit, të pesta takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe program. Spikat supersfida Vllaznia-Dinamo në stadiumin “Loro Boriçi”.
Erzeni do të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë deri në fund dhe sfidon Kukësin tashmë të rënë nga kategoria. Partizani pret Skënderbeun në kryeqytet. Egnatia kryesuese udhëton në Durrës, ndërsa Tirana përballet me Laçin në transfertë. Të gjitha takimet do të luhen, këtë të shtunë, në orën 16:00.
Discussion about this post