GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Si po përpiqet Rama t’ia faturojë Lali Erit edhe raportin e zi të lirisë së shtypit

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandalet kanë zhvlerësuar edhe vetë fjalën skandal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Njeriu që shënoi rekorde të zeza me median dhe rendit Shqipërinë të fundit

Edi Rama është përgjegjësi kryesor i renditjes së Shqipërisë në vendin e fundit në rajon për lirinë e medias.

Edi Rama dhe shpura e tij e Rilindjes futën të parët në Shqipëri konceptin e “kasetës”, pra, eleminuan reporterët për të raportuar ngjarjet që lidhen me qeverinë, institucionet shtetërore dhe Partinë Socialiste, i eleminuan nga konferencat e shtypit dhe i gatuan vetë lajmet. I kuruan sipas dëshirës dhe mediat u bënë vetëm transmetuese kasetash të gatshme.

Shkëlqejnë në këtë drejtim Rama vetë dhe Erion Veliaj, dy armiq të egër të lirisë së medias.

Rekordet e Ramës me sulmet ndaj gazetarëve dihen dhe janë publike.

Por, më së fundi, prentendenti për pasardhës i Ramës, Veliaj vetëm sa vërtetoi se vijon të jetë armik i betuar i medias, kur sulmoi me gjuhë rrugaçërore media, analistë e gazetarë që nuk gjenden nëpër borderotë e tij të pagesave.

Institucionet shtetërore të pushtetit të Rilindjes janë të vetmet në Europë që nuk u përgjigjen kurrë pyetjeve apo shkresave të gazetarëve për çështje të ndryshme – e drejta e informimit që është e sanksionuar me ligj nuk respektohet kurrë nga asnjë institucion i qeverisjes qëndrore apo vendore.

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë autorë të mbylljes së emisioneve televizive vetëm pse kanë qenë kritike me ta, dhe jo vetëm kaq, por kanë mbyllur një televizion të tërë për këto arsye dhe ju kanë ngarkuar shqiptarëve miliona euro për të paguar nga taksat e tyre gjobë për mbylljen e një televizioni.

Asfiksimi i lirisë së medias në Shqipëri është aq i qartë sa të gjitha mediat kombëtare dhe jo, edhe sot, japin reagimin e Ramës për raportin e zi të “Reporterëve pa Kufinj”, pa dhënë më parë raportin i cili i rendit ato si mediet më të censuruara në rajon.

Ky lloj raportimi lajmi, me radhë të përmbysur, pikërisht në Ditën e Lirisë së Shtypit tregon më shumë se çdo raport që mund të bëhet për Shqipërinë se vendi ynë është në një autokraci, ngjajshëm me vendet e lindjes.

Reagimi i sotëm i Ramës, që tenton të shfaqë një fytyrë tjetër nga ajo realja, nuk është i paqëllimtë.

Ai reagoi si indinjuar për raportin e Reporterëve pa Kufinj vetëm 3-4 ditë pasi beniamini i tij sulmoi në mënyrë të fëlliqtë gazetarët e mediat. Ai e di që në memorin më të freskët të shqiptarëve është ngulitur gjuha rrugaçërore e Veliajt ndaj gazetarëve dhe bën një reagim të tillë për të thënë se, ja kush na ka çuar në një renditje të tillë, me qëllim që t’ia faturojë tashmë atij atë për të cilën janë përgjegjës të dy.

Harron që në memorien e shqiptarëve dhe në raportet e përvitëshme të të gjitha organizatave prestigjoze janë të dokumentuara renditjet blozë të Shqipërisë, edhe kur ai ka qenë mirë me Lalin e tij.

Etiketa: lali eriRama

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Asosacioni, Petkoviç reagon për komentet në lidhje me këtë temë

Kryenegociatorit të Serbisë i refuzohet hyrja në Kosovë, reagon Beogradi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com