Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në mbarë vendin kanë kujtuar sot atë që njihet si e premtja e zezë.
Besimtarët ortodoksë në kryeqytet, por edhe në Korçë e në qytete të tjera, kanë mbajtur shërbesën për Epitafin, ndërsa të dielën do të jetë edhe Pashka Ortodokse.
Sot mbahet shërbesa dhe dalja e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kanë premtuar ditën e premte, të premten e zezë, kjo ditë simbolizon sakrificën e Krishtit. Kremtimi i Pashkës do të kulmojë të shtunën në mbrëmje, për të marrë qirinjtë.
Qirinjtë më pas merren në shtëpi, që nënkuptojnë ndriçim të shtëpisë. Në festën e Pashkëve në Korçë nuk ka vetëm korçarë, por edhe qytetarë të qyteteve të tjera si dhe të huaj. Metropoliti i Korçës ka përcjellë mesazhe për mbarësi në jetën e të gjithë qytetarëve.
Discussion about this post