GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa garë fare, Byberi i Tropojës i dhuron Kastratit kontratën 125 milionë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa garë fare, Byberi i Tropojës i dhuron Kastratit kontratën 125 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pushteti i grupit “Kastrati” mbi bashkitë është i padiskutueshëm kur vjen fjala për zhvatjen e tenderave të furnizimit me karburant. Nuk mjafton fakti që kjo kompani sundon tregun e naftës, por dikton edhe vendimet e zyrtarëve në prokurimet publike. Aroma e korrupsionit kutërbon ajrin dhe largon pjesëmarrjen e konkurrentëve në tenderat ku shkon “Kastrati”. Asnjë biznesmen nuk do të donte të prishte marrëdhëniet me bashkitë dhe të merrte pjesë në një tender që dihet se është vendosur për Kastratin. Më terminologjinë e ekonomistëve kjo quhet “klima e biznesit”, që për momentin është mbytëse.

Pazari i fundit është me kryetarin e Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference  REF-99914-04-03-2024 dhe objekt ‘Blerje karburante’. Më konkretisht, furnizohen makinat e Byberit, të stafit të tij dhe ato pak mjete të shërbimeve që janë në punë. Por synimi kryesor është që këto lekë të shkojnë në llogarinë e Kastratit dhe meqenëse jepen pa garë, kjo merr kënaqësinë e një gostie. Për këtë qytetarët tropojanë do të paguajnë 125 milionë lekë nga taksat e tyre, që është fondi limit i shpallur.

Shohim se për këtë tender ka vetëm një ofertë që është bërë nga firma “Kastrati”. Ky tender duhej anuluar menjëherë nga kryetari dhe të rriteshin oferta të tjera, sepse në Tropojë janë të vendosura edhe kompani të tjera karburantesh. Por, Byberi nuk është vonuar në vendimin e tij. Kështu, pa konkurrencë, Kastrati shpallej përfitues, madje me një ofertë sa 100% e fondit limit!

Pra vetëm me këto 2 pika, mungesë konkurrence dhe ofertë e shtrenjtë, duket qartë që tenderi nuk duhej zhvilluar. Ndërsa ky pretendim thellohet po të kujtojmë se këtë kontratë “Kastrati” e fiton çdo vit nga Bashkia Tropojë. Pra, tenderi është rutinë fiktive. Ndërkohë, Gijotina.com ka raportuar se e njëjta skemë ndiqet edhe nga pjesa dërrmuese e bashkive, kur ndërhyn “Kastrati” për të përfituar fondet.

Abuzimet me karburantin

Kryetari Byberi përveç se abuzon me tenderët pa garë, si në rastin e “Kastratit”, i favorizon këto kompani duke mos u kërkuar taksat si subjekt që tregton karburante në këtë bashki. Së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shteti ka publikuar një auditim të zhvilluar në Bashkinë Tropojë për vitin 2022 deri në muajt e parë të vitit 2023. Në këtë auditim zbulohet se Bashkia Tropojë nuk iu merr taksat 5 kompani që operojnë për shitjen e karburanteve në këtë bashki, çka deri në janar të vitit 2023 i kanë sjellë bashkisë 46 milionë lekë humbje.

Ndërsa më tutje theksohet se në vitin 2022, Bashkia Tropojë ka blerë 140 milionë lekë naftë, një shpenzim i çuar dëm ky, pasi nga 30 automjete që ka bashkia një pjesë e mirë e tyre nuk janë funksionale.

 

“Nga auditimi i zbatimi i buxhetit për vitin 2022, konstatohen shkelje dhe parregullsi nga Bashkia Tropojë, lidhur me shpenzimet e karburantit, ku konstatohet shpenzime në vlera të konsiderueshme prej 14,000,000 lekë, për 30 automjete të lehta dhe të rënda (fadromë, makine vetëshkarkuese pastrimit, kamion etj), ku rreth 30 % e tyre janë të amortizuara, pasi janë mbi 30 vjeçare. Gjithashtu normat mujore të shpenzimit të karburantit rezultojnë të larta, për disa automjete, konkretisht”, thuhet në dokumentin e  KLSH, duke na vërtetuar edhe njëherë që tenderat bëhen për interesat mes Byberit dhe Kastratit.

Theksojmë se Open Data e ka klasifikuar këtë tender me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në hetim nga SPAK 

Ndërkohë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë nën hetim kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberin, pasi është kallëzuar për shpërdorim detyre.

Bazuar në hetimet që për një kohe të gjatë i drejtoi prokuroria e Tropojës, edhe SPAK ka arritur në përfundimin se Byberi dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj (2015). Madje njërit prej familjarëve të tij i ka dhënë të drejtën të ndërtojë një HEC. Po ashtu, po shqyrtohen të paktën tre tendera që kryetari Byberaj ia ka dhënë kompanisë së kushëririt të tij. Në 11 prill 2024, Byberaj u paraqit në SPAK ku dha shpjegime për këto çështje.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimbyberiKastratinafte KLSH

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
“O diva e plehrave”, dita nis me debate të ashpra mes Eglës dhe Erjolës

"O diva e plehrave", dita nis me debate të ashpra mes Eglës dhe Erjolës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes...

Lexo më shumë
Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

Ecuri perfekte e Barcelonës në La Liga, arrin fitoren e 8-të radhazi

22:10 - 10/10/26
Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët paralajmërojnë vijimin e revoltës: Nesër më shumë

21:30 - 10/10/26
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

21:01 - 10/10/26
Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

20:39 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com