GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau të bijën dhe italianin, video tronditëse shfaqet në sallën e gjyqit! Nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin

10:08 - 05/05/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau të bijën dhe italianin, video tronditëse shfaqet në sallën e gjyqit! Nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Itali vijon procesi gjyqësor ndaj 45-vjeçarit shqiptar Taulant Malaj, i cili më 7 maj 2023 vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian Massimo De Santis. Seanca e dytë gjyqësore u zhvillua në gjykatën e Foggia-s të premten e 3 majit. Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga seanca, ndërsa u shfaqën dy video të vrasjes së vajzës dhe italianit dhe plagosja e gruas së tij, Tefta Malaj.

Taulant Malaj akuzohet për vrasje të dyfishtë me dashje dhe vrasje të rëndë në tentativë. Përveç vrasjes së vajzës së tij, Malaj vrau edhe fqinjin e tij Massimo De Santis sepse besonte, se gruaja e kishte tradhtuar me të.
Taulant Malaj u largua nga salla e gjyqit
Videoja e parë e shfaqur para gjyqtarëve është regjistruar nga kamerat e shtëpisë, ndërsa tjetra me celularin e Malajt. Në këtë të fundit shfaqet edhe trupi i De Santis në shkallët e pallatit. I akuzuari qëndroi në sallën e gjyqit vetëm për disa minuta. Disa sekonda pas videove (që zgjasin gjithsej 15 minuta) ai filloi të bërtiste dhe të përplaste kokën pas hekurave kafazit në sallën e gjyqit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë më pas urdhëroi largimin e tij nga salla e gjyqit. Videot u shfaqën me kërkesë të prokurorëve Sabrina Cicala dhe Antonio Laronga, për të mbështetur dëshminë e një karabiniere nga njësia operative e kompanisë San Severo, ndër të parët që mbërritën në vendngjarje dhe kryen hetimet.
Pamjet pasqyrojnë si momentet e masakrës, të kapura nga kamerat e vendosura në shtëpi nga Tefta Malaj, ashtu edhe sjelljen e Taulant Malajt pas këtij akti të rëndë. Malaj, në fakt, ka filmuar kufomat dhe gruan e tij pasi ngjarjes. Duke pasur parasysh imazhet e rënda, Gjykata vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

E pranishme në sallën e gjyqit ishte edhe bashkëshortja e tij Tefta, me avokatin Roberto de Rossi. Të pranishëm ishin edhe avokati Matteo Tenace, i cili përfaqëson familjarët e Massimo De Santis.
“Ishte shumë e vështirë për klienten time, video riktheu ato momente dramatike në mendjen e saj dhe qau gjatë gjithë kohëzgjatjes së videove”, komentoi avokati De Rossi.
Avokati tha se Tefta Malaj kërkon drejtësi për vajzën e saj, ndërsa seanca e radhës mbahet më 7 qershor.

Ngjarja

Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar i cili vrau të bijën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe një 50-vjeçar me të cilin dyshonte se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore, ka dhënë dëshminë e tij përpara prokurorëve italianë.-

“Gruaja ime pranoi që kishte lidhje me Massimon, më kërkoi falje për këtë lidhje, por unë doja të ndahesha”, i tha Malaj prokurorit.

Sipas rrëfimit të bukëpjekësit shqiptar, ditët e fundit kishte pasur debate në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar dhe i kishte kërkuar divorcin bashkëshortes.

Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi dhe të vijonin martesën. Malaj, në rrëfimin e tij deklaron se e kishte gjetur disa herë gruan e tij në katin e tretë të pallatit, ku banonte 50-vjeçari italian me të cilin dyshohej se kishte një lidhje.

Zënka ditën e ngjarjes së rëndë ndodhi për shkak të disa mesazheve që burri gjeti në telefonin e bashkëshortes.

“Ishin në shtrat, gruaja filloi të bisedonte me dikë. Malaj pa telefonin e gruas dhe zbuloi se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimo De Santis. Doli nga shtëpia dhe priti që burri të kthehej në shtëpi. Sapo Massimo hyrë në derë e goditi me thikë dhe e vrau”, deklaruan avokatët mbrojtës të shqiptarit, në dëshminë e plotë të publikuar nga mediat italiane.

“Fillimisht ka vrarë Massimon, më pas është ngjitur në shtëpi ku ka nisur të godasë me thikë gruan dhe më pas vajzën, e cila po tentonte të mbronte nënën e saj. Në atë moment, i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi se kishte përballë vajzën dhe filloi ta godiste”, vijuan avokatët.

Në momentet e arrestimit Malaj pyeti policët: “Si është Xhesika, a është mirë?”, duke dëshmuar gjendjen konfuze në të cilën ai ndodhej.

Pas vrasjes, burri ka xhiruar një video dhe ia ka dërguar një bashkatdhetari të tij, video e cila më pas është përhapur gjerësisht në rrjete sociale.

Etiketa: vrasje ne itali

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Tronditëse në Shkodër, gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve.

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Tronditëse në Shkodër, gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve.

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com