GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Nesër Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në burgun 313

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt, nuk ka Duman që ta mbrojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se në protestën e nesërme para bashkisë, do të kapet për zverku dhe do të dërgohet në burgun 313.

‘Nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ .

“Nesër është një ditë shumë e veçantë.

Nesër mbarë Shqipëria, kombi shqiptar kudo që ndodhet, ka sytë, mendjen dhe zemrën tek veprimi juaj, zemërimi juaj, fitorja juaj në Bashkinë e Tiranës.

Nesër shqiptarët presin që qytetarët e Tiranës të dëshmojnë shqiptarizmin e tyre.

Presin të faktojnë veten si europianë të vërtetë.

Presin që me zemërimin e tyre të çlirojnë Bashkinë e Tiranës, shtëpinë e parë të kryeqytetit nga një bandë hajnash pa asnjë moral, që aplikojnë modelin e vjedhjes 100 përqind të parave të taksapaguesve të Tiranës.

Të dashur miq, nesër është dita e qytetarit. Është dita e luftëtarëve të lirisë.

Është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në 313-ën.

Nesër është dita që qytetarët marrin në dorë fatin e tyre, fatin e bashkisë, fatin e Tiranës, fatin e Shqipërisë.

Është koha nesër të bëjmë drejtësi dhe me zemërimin tonë të firmosim largimin e hajnave.

Rritjen e pensioneve. Është koha të bëjmë drejtësinë. Të firmosim që në spitalet tona të mjekohemi si njerëz, siç e meritojmë.

Është koha të këpusim me fuqinë tonë zinxhirin e kësaj vjedhje të tmerrshme që po shfaros shqiptarët.

Ndaj dhe nesër, në ora 11.30, të gjithë te bashkia për shpëtimin e shtëpisë së parë të Tiranës.

Qytetarë dhe qytetare, shqiptarët në të katër anët e dheut presin nga ju çlirimin e bashkisë.

Presin nga ju betejën epike, fitoren historike mbi këto klane mafioze.

Presin të marrim fatin në duart tonë dhe të mos presim nga askush tjetër përveçse nga guximi ynë, nga zemërimi ynë, nga veprimi ynë.

Ndaj dhe nesër do të jetë dita e gjyqit popullor, e gjyqit qytetar ndaj armiqve të shqiptarëve.

Ndaj atyre që po shtypin qytetarët e këtij vendi me tiraninë e varfërisë. Me sëmundjet e pamjekuara. Me dhunën dhe terrorin policesk. Me drejtësinë e mohuar.

Me drejtësinë falso, të mashtrimit, të mburojës së krimeve të qeveritarëve. Kohë si kjo është koha e guximtarëve.

Koha e shqiptarit. Koha e atyre që i thonë vetes shqiptarë. Ndaj dhe ne të vazhdojmë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi
Breaking Views

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…
Breaking Views

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26
Para
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”

Shtohet edhe një tjetër kallëzim në SPAK për Erion Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş