GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF mirëpret punimet e panelit “UEFA Grassroots”, Presidenti Duka: Futbolli i bazës duhet të jetë prioritet i çdo federate

19:12 - 07/05/24
në Sport
Kohë leximi: 7 min
A A
FSHF mirëpret punimet e panelit “UEFA Grassroots”, Presidenti Duka: Futbolli i bazës duhet të jetë prioritet i çdo federate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti këtë të martë një nga mbledhjet më të rëndësishme të UEFA-s, “Grassroots Football Panel”. Drejtues të zhvillimit të futbollit dhe ekspertë të disa prej federatave anëtare të UEFA-s diskutuan disa tema kryesore dhe shkëmbyen idetë dhe qasjet e tyre mbi fusha të ndryshme kritike si: Konferenca e ardhshme “Grassroots”; Zbatimi i Kartës së Grassroots; Procesi i Vetëvlerësimit; UEFA Share Seminars.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përshëndeti mbledhjen e nivelit të lartë Europian, që u organizua nga UEFA ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Presidenti Duka tha se Grassroots është dhe duhet të jetë prioritet i çdo federate anëtare të UEFA-s dhe i qeverive të shteteve europiane, në mënyrë që çdokush të përfshihet në lojën e bukur të futbollit. Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se FSHF po punon shumë fort që të realizohen të gjitha objektivat e vendosura në strategjinë “Futbolli për Kombin” për prioritetin “Grassroots”.

“Dhe kjo është arsyeja se pse Grassroots është dhe duhet të jetë çelësi i përfshirjes dhe mundësive të barabarta për të gjitha moshat dhe gjinitë, zhvillimit dhe pasionit të futbollit dhe ne duhet të sigurohemi që çdokush të ketë akses në lojën e bukur të futbollit. Dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë ne si Federata anëtare dhe qeveri duhet ta kemi si prioritet në strategjitë tona. Dy vite më parë ne paraqitëm strategjinë 2022-2025 dhe Grassroots është një nga prioritetet tona, ku gjatë këtyre dy viteve po punojmë pa pushim për të arritur objektivat tona:

  • Të dyfishojmë numrin e futbollistëve dhe trajnerëve
  • Të rrisim me 10% numrin e nxënësve të shkollave që regjistrohen në kampionatet e organizuara nga FSHF, duke rritur bashkëpunimin dhe punën tonë me shkollat.
  • Brenda vitit 2025 ne synojmë  gjithashtu edhe krijimin e shkollës së futbollit të  FSHF” – tha ndër të tjera Presidenti Duka.

Kjo është mbledhja e dytë për këtë vit që UEFA organizon në vendin tonë, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në mbledhjen e “Grassroots Football Panel” në Tiranë:

Të dashur kolegë të UEFA-s,

Të dashur anëtarë të Panelit,

Të dashur miq

Ju uroj mirëseardhjen në Shtëpië e Futbollit dhe është kënaqësia ime që ju kemi të ftuar sot në Tiranë.

E sotmja dhe e nesërmja janë dy ditë shumë të rëndësishme për klubet e futbollit europian, duke qenë se do të njohim dy skuadrat finaliste të UEFA Champions League 2024, kompeticioni më i mirë në botë për klubet e futbollit.

Dhe së shpejti, në muajin qershor UEFA do të ngrejë siparin e Kampionatit Europian 2024 në Munih, që është një vitrinë mahnitëse për futbollin europian. Do të kemi mundësi të shikojmë lojtarët më të mirë të Europës në një turne të vetëm. Mbappe, Harry Kane, Bellingham, Toni Kross dhe të tjerë. Por, lind pyetja, po kur ata ishin fëmijë, a ishin superyje? Përgjigjja është jo. Si çdokush tjetër, edhe ata nisën të luanin futboll me shokët e tyre në shkollë, në rrugë dhe më pas e zhvilluan talentin e tyre, duke u bërë sot idhuj për shumë fëmijë në mbarë botën.

Dhe kjo është arsyeja se pse Grassroots është dhe duhet të jetë çelësi i përfshirjes dhe mundësive të barabarta për të gjitha moshat dhe gjinitë, zhvillimit dhe pasionit të futbollit dhe ne duhet të sigurohemi që çdokush të ketë akses në lojën e bukur të futbollit. Dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë ne si Federata anëtare dhe qeveri duhet ta kemi si prioritet në strategjitë tona. Dy vite më parë ne paraqitëm strategjinë 2022-2025 dhe Grassroots është një nga prioritetet tona, ku gjatë këtyre dy viteve po punojmë pa pushim për të arritur objektivat tona:

  • Të dyfishojmë numrin e futbollistëve dhe trajnerëve
  • Të rrisim me 10% numrin e nxënësve të shkollave që regjistrohen në kampionatet e organizuara nga FSHF, duke rritur bashkëpunimin dhe punën tonë me shkollat.
  • Brenda vitit 2025 ne synojmë  gjithashtu edhe krijimin e shkollës së futbollit të FSHF-së

Si anëtarë krenarë të Kartës së Grassroots, FSHF nuk do të ketë prioritet vetëm rritjen e pjesëmarrjes, por edhe të mbështesë këdo që është tashmë pjesë e këtij sistemi, dhe është shumë e rëndësishme që të krijohet lidhja mes lojtarëve, trajnerëve, shkollave dhe klubeve dhe t’u mundësojmë atyre kushtet e nevojshme për t’u rritur dhe për të shijuar këtë lojë të bukur.

Të  dashur miq!

Edhe njëherë, uroj që  kjo mbledhje të sjellë vetëm përfitime të mëtejshme për futbollin e bazës dhe futbollin europian.

Faleminderit shumë dhe ju mirëpresim sërish në Shqipëri!

Etiketa: dukaFutbollprioritet

Lajme të lidhura

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Para
“Po qëndronte në shtrat me…”, aktorja e filmave p*rno tregon mbi takimin me Trump

“Po qëndronte në shtrat me...”, aktorja e filmave p*rno tregon mbi takimin me Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com