GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inflacioni zbret, por ushqimet mbeten të shtrenjta

16:09 - 08/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga 1 shkurti ky vend do të ulë çmimet e 400 artikujve ushqimorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimeve është ngadalësuar gjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në prill, nga 2.3% që ishte muajin e mëparshëm dhe 4.6% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga maji i vitit 2021, kur ekonomia vendase dhe globale po rikuperohej nga pandemia.

Më pas, çmimet nisën rritjen, si rrjedhojë e problematikave që u shkaktuan në zinxhirin e furnizimit nga pandemia. Në 2022 shtrenjtimi u përshpejtua dhe më tej si rrjedhojë e pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në tregjet globale të energjisë e ushqimeve.

Në tetor 2022, inflacioni në vend arriti në 8.3%, niveli më i lartë nga viti 1998, kur vendi vuajti pasojat e piramidave. Në 2023 rritja e çmimeve u lehtësua për tu ngadalësuar ndjeshëm në pjesën e parë të 2024-s, e ndihmuar dhe nga rënia e inflacionit në Europë, që është dhe partneri ynë kryesor tregtar.

Në përpjekje për të luftuar inflacionin, Banka e Shqipërisë që ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve shtrëngoi politikën monetare, duke rritur normën bazë nga 0.5% në mars 2022 në 3.25% aktualisht. Tashmë inflacioni ka zbritur nën objektivin e shënjestruar prej 3% të bankës së Shqipërisë, por kjo e fundit nuk e ka nisur ende politikën lehtësuese monetare.

Ushqimet janë grupi që kanë ndikimin më të lartë në rritjen e çmimeve.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,15 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,06 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,4% pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5% dhe “Transporti” me 1,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 5,4%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3,6%, “mish” me 2,4%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,7%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,1%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.

Burimi: INSTAT
Etiketa: inflacioniKryesore1ushqime

Lajme të lidhura

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia
Aktualitet

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Pazari i drogës/ Morën peng kosovarin, Gjykata e Vlorës liron një nga të dyshuarit
Aktualitet

Pazari i drogës/ Morën peng kosovarin, Gjykata e Vlorës liron një nga të dyshuarit

18:59 - 14/12/25
Para
Stuhi e reshje, rrufeja godet 17 mijë herë bregdetin shqiptar

Moti kthen faqe, ja çfarë ndodh orët në vijim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit
Sport

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja...

Lexo më shumë
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25
Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes

21:13 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com