GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Neuropsikiatri: Alma s’kishte probleme me shëndetin mendor, por me ankthin

19:21 - 08/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e Shkodrës, pse Erdgys Arrazi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e vajzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aludimet nga familjarë të bashkëshortit të Alma Arrazit se ajo merrte medikamente antidepresive i ka dhënë përgjigje neuropsikiatri Gjon Preçi, në Psikiatrinë komunitare Shkodër.

Ai tha se Alma Arrazi nuk vuante nga probleme të shëndeti mendor dhe nuk kishte një kartelë në këtë institucion, por se ajo mjekohej për çrregullim të humorit me ankth. Preçi u shpreh për mediat se mjekimet për ankthin nuk përfshihet tek çrregullimet mendore dhe se nuk përbejnë rrezik për veten dhe të tjerët.

“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik”, tha Preçi.

Megjithatë neuropsikiatri sqaron se takimi fundit me Almën ka qenë para dy vitesh. Preçi shtoi se mjekimi që ka marrë e ndjera nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike, prandaj ajo nuk është regjistruar si paciente për t’u trajtuar.

“Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet t’i fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund t’i thonë “ik se je i marrë, apo e marrë”. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë. Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë. Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje”, tha Preçi.

Vetëmbytja në lumin Buna të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur shokoi të gjithë opinionin publik në vend. Trupat e tyre u gjetën pas 3 ditë kërkimesh në lumin Buna.

Sipas prokurorisë, dyshohet se Alma u vetëmbytë më fëmijët e mitur për shkak të dhunës psikologjike që ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi, i cili ndodhet në burg.

Etiketa: alma arraziShkodër

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
E ekspozuar për më shumë se 1600 vjet, shtylla misterioze e hekurit që nuk ndryshket

E ekspozuar për më shumë se 1600 vjet, shtylla misterioze e hekurit që nuk ndryshket

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com