I riu në foto është punëtori i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjte në Shëngjin, pasi ra nga lartësia e një pallati, teksa ishte duke punuar.
Viktima është Emiljano Frroku, 28-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth 07:30.
“Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E.F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njoftoi policia.
Discussion about this post