GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për tre punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë, publikohen akuzat

12:01 - 01/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK mbyll hetimet për tre punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë, publikohen akuzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka mbyllur hetimet për 3 punonjës të Ujësjellës Kanalizmeve në Tiranë, të cilët akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera”, si dhe një biznesmen i cili akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.

Tre punonjësit e ujësjellësit, shtetasit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë me administrator Bledar Shemaj.

Ndërkohë që i pandehuri Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune me rrethana të rreme.

“Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “Ë Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera”, njofton Prokuroria e Posaçme.

Akuzat e ngritura nga SPAK:

– Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Etiketa: Spak

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse përsërit shkeljet

Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse përsërit shkeljet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com