GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Maksim Et’hemaj firmos tenderin, 850 milionë lekë për pastrimin e zyrave të “Albcontrol”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Maksim Et’hemaj firmos tenderin, 850 milionë lekë për pastrimin e zyrave të “Albcontrol”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre javë pasi u emërua në krye të kompanisë “Albcontrol” me vendim të Këshillit të Ministrave, Maksim Et’hemaj bën tenderin marramendës prej 850 milionë lekëve të reja. Në datën 9 dhjetor, Albcontrol ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për bërjen e një tenderi të ri. Ky tender mban numrin e REF-14628-12-09-2021, me objekt pastrimin e ambienteve të “Albcontrol”, me afat 36 muaj, pra për 3 vite. Ky tender, siç e thamë më sipër, ka fondin limit prej 84,175,068 lekë të reja, ose rreth 850 milionë lekë të vjetra.

Pra, me një llogari të thjesht, për 1 vit i bie rreth 280 milionë lekë të vjetra, që Maksim Et’hemaj do t’i marrë nga taksat e shqiptarëve, vetëm për të pastruar godinën ku punon. Në fakt, kaq shpenzojnë qytete si Berati, Lushnja apo Peshkopia për pastrimin e qytetit. Por, kaq po shpenzon Albcontrol, me qëllim që punonjësit që marrin një rrogë mesatare 3 mijë euro në muaj të qëndrojnë pastër. Kjo është një nga ato procedura e zakonshme që ngre dyshime se mund të bëhet për interesa personale, pasi me një shumë kaq të madhe lekësh vetëm për pastrim zyrash, mund ta bëj vetëm “Pentagoni” në SHBA.

Këtë dyshim e ngre edhe një ankesë që ka mbërritur në Komisionin të Prokurimit Publik, nga një operator ekonomik, i cili kërkon që të marrë pjesë në garën për këtë tender. Në ankesën e saj, kompania “GREEN ENERGY” SHPK, shprehet se kriteret që janë vënë për kompanitë në këtë tender, janë në shkelje të ligjeve, pasi kërkohen licenca që ligji shqiptar nuk i kërkon. Kur në procedura futen kritere që nuk i parashikon as ligji shqiptar, bëhen në ato raste kur autoriteti kontraktor, ose drejtuesi i institucionit e ka paracaktuar kompaninë që do ta fitojë tenderin.

Siç duket Et’hemaj do të ndjek të njëjtën mënyrë si paraardhësja e tij Edlira Kraja, kur në nëntor për të njëjtën arsye, për pastrimin e zyrave, bëri një tender me rreth 1.3 miliardë të vjetra. Me këto shifra, kompania në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me gojën plotë mund të quhet një lavatriçe parash.

Gijotina.com

Etiketa: albcontrolkryesore2Maksim Et'hemajpastrimitenderizyrat

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Trupi im ende po përshtatet”, Covid-19 lë me pasoja Kevin De Bruyne

“Trupi im ende po përshtatet”, Covid-19 lë me pasoja Kevin De Bruyne

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26

Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë nisur...

Lexo më shumë
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26
Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

12:28 - 20/10/26
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com