GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bëri lëmsh Turqinë, biznesmenit shqiptar të dënuar për drogë i konfiskohen pasuritë – Historia

10:57 - 10/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Bëri lëmsh Turqinë, biznesmenit shqiptar të dënuar për drogë i konfiskohen pasuritë – Historia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa pasuri, të luajtshme e të paluajtshme, në pronësi të Flamur Sinanajt dhe personave të lidhur me të, janë konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Vendimi i gjykatës që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme vjen pas një hetimi pasuror nga SPAK për biznesmenin Sinanaj, i cili rezulton i dënuar me burg për drogë nga drejtësia belge.

Dënimi në Belgjikë

Prokuroria e Posaçme njofton se bazuar në parashikimet e ligjit nr.10 192, datë 03.12.2009 – “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” – ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të.

“Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës”, njofton SPAK.

Pasuritë e konfiskuara

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sqarojnë të njëjtat burime, Gjykata e Posaçme me vendimin nr.1, datë 09.01.2024, (vendim i cili ka marrë formë të prerë në datën 09.04.2024), ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, si më poshtë:

  • Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
  • Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
  • Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
  • 7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
  • 3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
  • Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
  • Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
  • Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
  • Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012;

Çështje në Turqi

Emri i Flamur Sinanajt u përfol gjerësisht në median turke verën e vitit të kaluar, pasi një kërkesë ekstradimi për shqiptarin u refuzua fillimisht nga autoritetet turke.

Në një artikull nga “sozcu”, Sinanaj përshkruhet si krahu i djathtë i boshnjakut Sani Al Murdaa, një nga bosët e drogës në Belgjikë, të cilët në vitin 2019 morën shtetësinë turke pasi blenë shtëpi për 250 mijë dollarë (duke përfituar nga legjislacioni turk për marrjen e shtetësisë). Më vonë, ata u shpallën në kërkim ndërkombëtar nga shteti belg lidhur me një sasi prej 3.2 tonë drogë të kapur në Belgjikë, në 2021.

Më 3 nëntor 2022, Belgjika i kërkoi Turqisë ekstradimin e Sinanajt. Fillimisht autoritetet turke refuzuan me arsyetimin se shqiptari tashmë marrë shtetësinë turke, ashtu si bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij (i katërti lindi në Turqi). Më pas, atij dhe familjarëve iu hoq shtetësia (4 Gusht 2023) nga autoritete turke dhe Sinanaj u arrestua më 7 gusht, teksa ishte me pushime në Bodrum.

Një proces gjyqësor nisi më pas në shtetit turk për ekstradimin e shqiptarit, me këtë të fundit që kundërshtoi ekstradimin.

Biznesmen në Shqipëri

Në një artikull të publikuar në Tetor 2023, gazetari Ismail Saymaz shkruante se “Sinanaj ka hyrë në jetën e biznesit. Transformatorët që solli nga Kina filloi t’i shiste në Shqipëri”.

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai rezulton pronari me 100 të kuotave të firmës “POWER A4”, themeluar në Shator 2018, me objekt “Import-eksport te materialeve elektrike, telekomunikacionit, sistemeve te alarmit…”.

Në historikun e biznesit në QKB ka një vendimin në Maj 2021 për sekuestron të 100 përqind të kuotave të Flamur Sinanajt në këtë biznes. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK. Referuar historikut të biznesit, kompania rezulton ende nën sekuestro.

Etiketa: GJKKOkonfiskimKryesore1SpakTurqi

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
Plane për fundjavën? Ja si do jetë moti

Plane për fundjavën? Ja si do jetë moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com