GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetingu – Për herë të parë, KPA rrëzon veten dhe rikthen në sistem prokuroren e shkarkuar

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi, Qeveria i paguan mbi 19 mijë euro ish-prokurores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelit njoftoi këtë të premte rikthimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, të shkarkuar nga procesi i vetingut. Sevdari kaloi shkallën e parë të vetingut, por u shkarkua në Apel.

Sevdari ankimoi vendimin në Gjykatën Europiane të drejtave të njeriut, që vendosi rishikimin e vendimit.

“Jam e emocionuar, është ditë shumë e rëndësishme për mua profesionalisht dhe personalisht. Ndihem e gëzuar që më në fund arrita të marr drejtësinë që vlerësoj që e meritoj. Sot është dita e drejtësisë dhe unë e ndiej dyfish përgjegjësinë që në vazhdim të mbetem e përkushtuar në shërbim të saj”, tha e emocionuar prokurorja pas vendimit, në një prononcim për mediat.

Vendimi i Strasburgut

Në muajin mars, si asnjëherë tjetër që nga nisja e procesit të vetingut në drejtësi, Kolegji i Posaçëm i Apelit, vendosi të rishikojë një vendim të dhënë prej tij për përjashtimin e një prokurori nga sistemi.

Ndonëse vendimet e KPA janë të formës së prerë dhe të paankimueshme, në rastin prokurores Antoneta Sevdari, rishikimi i vendimit ishte një detyrë e caktuar shtetit shqiptar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Vendimi i Strasburgut, që i hapi rrugë rigjykimi të çështjes “Sevdari” në KPA, u shpall më dhjetor 2022. Gjykata Europiane tha se shkarkimi nga detyra i Sevdarit ishte disproporcional me problemet e vërejtura në pasurinë e siguruar nga bashkëshorti para martesës.

Në të njëjtin vendim, Strasburgu detyroi shtetin shqiptar të dëmshpërblejë Sevdarin dhe kompensojë shpenzimet gjyqësore në një total prej 24 600 euro.

Shkarkimi nga Vetingu

Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere.

Pasuria e bashkëshortit të saj solli edhe verdiktin final. Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi si të pamjaftueshëm justifikimin e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit, i cili ka jetuar në Arabinë Saudite, burime që për një pjesë kanë shmangur tatimet.

Për sa i përket aftësive profesionale, Kolegji vendosi të mos nisë hetime për 10 denoncimet e ardhura ndaj saj, sepse nuk përmbajnë fakte dhe rrethana të mjaftueshme.

Kolegji vendosi se Sevdari “ka cenuar besimin e sistemit të drejtësisë”, duke ndryshuar në këtë mënyrë vendimin e një viti më parë të KPK-së.

Etiketa: Gjykata e StrasburgutKryesore1Strasburg

Lajme të lidhura

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë
Breaking Views

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26
Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!
Breaking Views

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:09 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Ish- kryeministri Berisha flet për projektligjin e shëndetit riprodhues: Rama shkatërron konceptin e familjes

Ish- kryeministri Berisha flet për projektligjin e shëndetit riprodhues: Rama shkatërron konceptin e familjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë
Breaking Views

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26

Në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protesta kundër propozimit të ri në Reformën Territoriale për bashkimin e disa bashkive...

Lexo më shumë
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:09 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com