GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gëzim Topçiu blen 33 milionë lekë poça rruge tek firma me ofertën më të lartë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Gëzim Topçiu blen 33 milionë lekë poça rruge tek firma me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kaloi një jetë të tërë në krye të Bashkisë Maliq, por Gëzim Topçiu nuk ngopet me pushtet dhe lekë! Sa herë që kryetari i madh i qytezës së vogël zhvillon ndonjë tender, do të ngrihet ‘Flamuri i Kuq” për shkak të abuzimeve që bën. Këtë herë abuzimet e Topçiu shkëlqejnë nën dritën poçave të rrugicave.

Më datë 27 mars 2024, Bashkia Maliq ka hapur garën për tenderin me numër reference REF-99340-03-26-2024 dhe me objekt ‘Blerje Mallrash’.

Përmes prokurimit do të blihen 500 poça për ndriçimin në rrugë dhe do të shpenzohen 33 milionë lekë.

Topçiu e ka firmosur kontratën pa zhvilluar një garë të mirëfilltë. Në fakt ishin mundësitë për të vazhduar garën sipas ligjit mbi prokurimet, pasi për këtë tender kanë paraqitur fillimisht ofertë 4 kompani. Nga tabelat shohim se “SPARTAK S.A” shpk dhe “Ferdinand Rira” PF, me vlera rreth 25 milionë lekë, por së bashku me një kompani tjetër janë përjashtuar nga gara që në fazën e parë. Në fazën e fundit mbeti vetëm oferta e firmës “HEST” shpk me vlerë rreth 30  milionë lekë.

Sikur e shohim dy kompani e para kishin oferta 8 milionë lekë më lirë se fondi limit dhe 5 milionë lekë më lirë se oferta e mikut të kryetarit. Këto lekë mund të ishin shtuar tek fondet e ndihmës ekonomike, mund të përfitonte ndonjë familje më tepër në listat e bashkisë. Ka shumë familje të varfra në këtë zonë, që nuk kanë të paguajnë as faturën e energjisë elektrike.

Kështu me ofertën më të shtrenjtë dhe në mungesë konkurrence, firma “HEST” shpk me pronar Emiljano Dervishin u shpall fituese e këtij tenderi.

 

Bëmat e kryetarit të Maliqit janë të shumta dhe nami i ka dalë për aferat me tenderat, por këtë raportim e mbështesim edhe në alarmin e Open Data Albania. Monitoruesi i ka vënë një “Flamur të Kuq” tenderit, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se Topçiu ka marrë më 14 maj 2023 mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq, ndërsa u bë kryebashkiak për herë të parë në vitin 2000 kur ishte vetëm 30 vjeç. Pra, është një nga ata zyrtarë që  ka thyer rekord në mbajtjen e karriges, por ka shënuar kulme edhe me abuzimin me buxhetin e bashkisë!

Ndërsa në një raport auditimi në vitin 2022 të kryer nga KLSH, delte se bashkia kishte 601 milionë lekë fatura të papaguara.

Nga auditimi dokumentacionit ligjor për arkëtimin e debitorëve nga Drejtoria e të Ardhurave Bashkia Maliq, konstatohet se, në fund të periudhës ishin gjithsej 20319 në vlerë 73,115,446 lekë.

Po ashtu, kryetari ka bërë legalizime dhe nuk ka mbledhur taksat. Kontrolli nxori se 327 persona nuk kanë bërë pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë me vlerë 13,015,414 lekë.

Lidhur me tenderat, KLSH thotë se ” Topçiu i bie me top fondeve. Tenderi për ndriçimin që raportuam më sipër është përsëritur çdo vit. Për këtë procedurë prokurimi, me urdhër nr.345, datë 04.06.2018 është ngritur komisioni për hartimin e specifikimeve teknike dhe përllogaritjen e fondi limit për blerje ndriçues rruge me krah LED i cili me procesverbalin datë 04.06.2018 ka pasqyruar se; “….komisioni bazuar në çmimet e marra nga operatorët që ofrojnë mallra të natyrës së objekt prokurimi në treg kryen llogaritjen e çmimit për objektin e ndriçues rrugor LED”.

Komisioni i sugjeron titullarit fondin limit 1.666.607 lekë pa tvsh dhe 1.999.928 lekë me tvsh.

KLSH konstaton se komisioni ka llogaritur çmim mesatar pa tvsh, ndërsa referuar në procedurave tatimore, “çmimi me faturë shitje” nga subjekti përfaqëson çmimin e mallit me të gjitha detyrimet përfshirë edhe TVSH. Në këto kushte përllogaritja e vlerës së fondit limit ka sjell përfshirje 2 herë vlerën e TVSH në vlerën e fondit limit. Për pasojë shuma prej 333,321 lekë do konsiderohet përdorim i fondit publik pa eficencë dhe efektivitet, duke rritur padrejtësisht vlerën e fondit limit.

E njëjta metodë përvetësimi është përdorur edhe në tenderin Për procedurën e prokurimit me objekt: “Shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit” i zhvilluar në datë 17.07.2018 me fond limit 139,642,150 lekë pa tvsh. Në preventiv krahas zërave të kostos për shërbimin e pastrimit e grumbullimit të mbetjeve urbane për periudhë 5 vite, komisioni ka parashikuar edhe zëra

punimi që nuk i përkasin objektit të prokurimit. KLSH zbulon se këtu në total vlera 968.875 lekë pa tvsh është përllogaritur, duke rritur padrejtësisht vlerën limit të njoftimit të kontratës (fondi limit).

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimBashkia MaliqGezim Topciured flagtender per ndricues rruge

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Pak orë para finales, Holanda përjashtohet nga Eurovision 2024, shkak këngëtari

Pak orë para finales, Holanda përjashtohet nga Eurovision 2024, shkak këngëtari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com