GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kim Jong Un mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri

në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Kim Jong Un mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur një testim tjetër të një raketahedhësi të shumëfishtë, të cilin vendi i tij synon ta vërë në përdorim duke filluar nga ky vit, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, tha se testimi i së premtes konfirmoi “përparësitë dhe fuqinë shkatërruese” të raketahedhësit të shumëfishtë dhe të predhave të tij.

KNCA-ja tha se ky sistem, të cilin Veriu e ka testuar dy herë këtë vit, do të vihet në përdorim të njësive luftarake nga viti 2024 deri më 2026, për t’i zëvendësuar raketahedhësit e vjetërsuar.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut e ka mbajtur ritmin e përshpejtuar të testimit të armëve, pasi synon t’i rrisë kapacitetet ushtarake në një kohë mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Ekspertët thonë se synimi i Kimit është t’i bëjë trysni SHBA-së ta pranojë përfundimisht idenë se Koreja e Veriut është fuqi bërthamore dhe kështu të ulet dhe të bisedojë me të për koncesione ekonomike dhe të sigurisë.

Kohëve të fundit, Koreja e Veriut është përqendruar në testimin e sistemeve të artilerisë. Por, këtë vit, ajo ka testuar edhe raketa të ndryshme lundruese, si dhe një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me shtytës që funksionojnë me lëndë djegëse të ngurta.

Ekspertët thonë se kjo raketë është e ndërtuar për t’i goditur objektivat e largëta amerikane në Paqësor, përfshirë qendrën e saj ushtarake në Guam.

Etiketa: Kim Jong UnKore e Veriut

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
Largimi eventual i Brozo-s i jep mundësi mesfushorit të kombëtares

Inzagi vlerëson Asllanin, shqiptari qëndron zikaltër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com