GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtoresha blen 80 MLN lekë solucione për pishinën e vilës së KM, denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtoresha blen 80 MLN lekë solucione për pishinën e vilës së KM, denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe drejtuesja e saj Dhurata Frashëri u bënë ikonë e shërbëtorit të kryeministrit Rama, qysh me firmosjen e kontratës për avion privat me kompaninë “Air Albania”. Por, në përditshmëri, drejtoria kujdeset për tenderat e peshqirëve, të enëve të kuzhinës, për detergjentët, për investimet nëpër vila, për projektet e kthimit në hotele të objekteve qeveritare, për arredimin dhe ndërrimin e mobiljeve, freskimin e ajrit me kondicionerë të rinj çdo vit.

Në këtë kuadër është bërë tenderi i fundit, që ka si blerje kryesore solucionet për pishinat e vilave ku pushon kryeministri Rama dhe të ftuarit e tij.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Detergjent, produkte higjenosanitare dhe aksesor në ndihmë të pastrimit për vitin 2024” të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi të Kryeministrit.

Ndër të tjera kërkohet të furnizohen fshesa metalike për pastrimin e pishinave të disa llojeve të specifikuara në një tabelë, Mini laborator për matjen e PH të ujit të pishinës Copë 5, Mini Laborator (pooltester) për të bërë matjen e PH dhe të klorinimit të ujit të pishinës;

Tableta për mini laboratorin matës të PH të ujit të pishinës Pako 40 (1 pako = 10 kokrra); Tableta për matjen e acidit dhe klorit të përqendruar në ujin e pishinave.

Kapëse mizash për pishinë (Copë 5) Kapëse plastike me bisht dhe me kosh me përbërje rrjete për mbledhjen e mbetjeve/mizave etj. që ndodhen në ujin e pishinës.

Klor për trajtimin kimik të ujit të pishinave (Copë 50 Klori Klar 56 %, granulat). Acid Kloridrik;  Anti Alga;  Algaecid (vret dhe pengon rritjen e algave në ujin e pishinës. Përbërës aktiv: n-Alkyl, dimethyl benzyl ammonium chlorides që mban ujin e pastër dhe të kthjellët. Në listë janë edhe shumë përbërës të tjerë kimikë që janë të domosdoshëm për trajtimin e ujit të pishinës përpara se kryeministri të zhytet për t’u larë.

Këto solucione i duhen drejtorisë për të larë pesë pishina në vilat qeveritare, sepse koha është ngrohur dhe udhëheqësit e shtetit do të shkojnë atje për pushime.

Kështu pa kursim, do të shpenzohen afro 80 milionë lekë për garantimin e luksit në këto vila. Me gjithë këto kimikate, me siguri do të bëhet ndonjë pastrim special, që qeveritarët të mos shqetësohen nga alergjia, se pastaj kjo ndikon në humorin dhe vendimmarrjen e tyre.

Ndërsa Tirana dhe qytetet bregdetare vazhdojnë të jenë të padizenfektuar edhe për këtë vit, si rrjedhojë e zvarritjes së tenderave. Kujtojmë se në vitin që lamë pas nuk u bë dezinfektimi sepse tenderët abuzivë u denoncuan disa herë.

 

Ndërsa tani në KPP ka shkuar edhe tenderi për pastrimin e pishinave të pushtetarëve. Kjo të mos ndodhte, se ne do t’i durojmë mushkonjat!

Nga titulli i tenderit nuk do ta kishim marrë vesh që ky prokurim bëhej për pishinat, por na ndihmoi denoncimi i bërë më datë 6 maj 2024 nga firma Albania Distribution Chemicals me drejtuese Mamica Jançen.

Në ankesën e depozituar pranë KPP thuhet se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka paracaktuar një fitues dhe për këtë arsye ka ndërtuar një tender me kritere që i përshtaten atij operatori. Sipas denoncuesit, në këtë tender kërkohen lëndë kimikate për pastrim, por edhe materiale të tjera pastrim, që jo domosdoshmërisht mund të jenë gjenden të gjitha tek një kompani dhe prandaj nuk duhen përfshirë në një lot.

“Duke qenë se ne si operator ekonomik kemi objekt veprimtarie tregtimin e kimikateve për trajtimin e ujit të pijshëm dhe pishinave dhe jo material pastrimi për tualete, letra higjienike, material për larjen e enëve, furçë dhëmbësh, pasta dhëmbësh, ne nuk mund të tregtojmë këto të fundit. Kjo përbën kusht për skualifikimin tonë nga kjo procedurë që në fazën e dorëzimit të mostrave dhe më pas në vlerësimin e ofertave”, shkruan Mamica Jançe.

Me pak fjalë, kjo kompani kërkon vetëm pjesën e pastrimit të pishinave, jo materialet si pasta dhëmbësh, furçe e çikërrima të tjera.

 

Ankimuesi shprehet se në tërësi kompanitë që shesin kimikate pastrimi, nuk kanë të përfshirë në objekt edhe materiale tualeti, prandaj e gjykon si diskriminues këtë tender dhe kërkon ndryshim të kritereve. Gjithsesi mbetet të shohim vendimin që do të japë KPP, pasi kjo është një çështje me rëndësi. Nga uji i pishinave qeveritare këtë vit varet relaksimi dhe meditimi i udhëheqjes, mund të ketë efekt ndër të tjera mbi çështje të rëndësishme për Atdheun.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: furçë dhëmbëshkapse mizash ne pishineKPPsolucione larjetedner per pastrimin e vilavetenderi denoncohet

Lajme të lidhura

Tenderi 3.5 MLD lekë i Brunilda Mersinit, paratë ua jep 5 lushnjarëve/ Kush janë pronarët e “Zdrava-s”, që do sistemojë “Bllokun e Orizit”?
Breaking Views

Tenderi 3.5 MLD lekë i Brunilda Mersinit, paratë ua jep 5 lushnjarëve/ Kush janë pronarët e “Zdrava-s”, që do sistemojë “Bllokun e Orizit”?

20:31 - 23/07/26
Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën
Breaking Views

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26
Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë
Breaking Views

Alfred Çoma, restaurator i vilave të Ramës dhe mjeshtër i tenderave sekretë/ Artur Bushi i jep me procedurë “të kufizuar” 3.2 MLD lekë

21:25 - 20/07/26
Para
EMRI/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, zbulohet identiteti i autorit

EMRI/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur
Aktualitet

Nëna shpërthen në protestë: 11 vite me djalin e paralizuar, shteti më ka braktisur

21:10 - 25/07/26

Një nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara ka mbajtur një fjalim të fortë emocional gjatë protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë
Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe protestë para Parlamentit të hënën

20:51 - 25/07/26
Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

Ermelinda Meksi mesazh Ramës: Besa nuk ndërtohet me simbolikë, por me institucione që funksionojnë

20:36 - 25/07/26
Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset një 22-vjeçar! Transportohet me urgjencë te Trauma

Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset një 22-vjeçar! Transportohet me urgjencë te Trauma

20:25 - 25/07/26
Protesta e Diasporës shqiptare mbërrin në Mynih, kërkohen transparencë dhe llogaridhënie

Protesta e Diasporës shqiptare mbërrin në Mynih, kërkohen transparencë dhe llogaridhënie

19:18 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com