GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Nuk çuam asnjë nga Shqipëria në Athinë

23:09 - 13/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Disa thanë që nuk duhet të vija”, Rama nga Athinë: Erdha të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkrimet e mediave greke se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama e mohoi këtë.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto historitë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, – tha Rama.

Sa i përket raporteve mes dy qeverive dhe mes tij e Kryeministrit Mitsotakis, Rama u shpreh se pala shqiptare nuk ka konflikt me shtetin grek për shkak të çështjes “Beleri”, pasi nuk e konsideron të tillë këtë të fundit.

“Duhet të ketë një arsye që sot jemi në një situatë tjetër. Nuk jemi në një situatë konflikti. Unë këtë e shoh si një konflikt të perceptuar edhe të jetuar si të tillë nga pala greke por ne nuk kemi konflikt. Flas vazhdimisht drejtpërdrejt me të. Nuk ka një çështje me këtë emër për ne, nuk ekziston. Në këtë rast them që çështjet e përbashkëta kërkojnë zgjidhje.

Çështja e ligjit të luftës është një çështje që ekziston, çështja e përcaktimit të kufijve detarë, çështja e përfundimit të procesit të pranimit të shqiptarëve me dokumentet e nevojshme dhe në këtë çështje është bërë një përparim i rëndësishëm dhe kam besim që së shpejti shqiptarët e Greqisë do marrin atë që presin.

Dhe në këtë kuptim një çështje e mbetur pezull është një çështje e përbashkët. Çështje pastaj që mund t’i krijojmë ne, Shqipëria ose Greqia janë çështje që pala tjetër nuk është e detyruar të ndihet në nevojë për të dhënë një përgjigje”, – tha Rama.

Ai pranoi se pati një reagim jo të mirë nga politika greke për këtë takim, por që sipas tij, nuk kishte asnjë arsye. Ai theksoi se nuk pati takime me zyrtarë të qeverisë greke, pasi nuk e kishte kërkuar diçka të tillë.

“Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se erdhëm për këtë takim. Dhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politike greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë. Të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për një vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme.

Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat ecejakesh, krijoi dhe një situatë që ky takim u bë qendra e vëmendjes dhe natyrisht mund të ketë krijuar te autoritete ndjesinë për të marrë masa” – tha Rama.

Etiketa: AthineEdi RamaRama ne Athine

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Foto – Kush është e moshuara që u vra me thikë për vdekje nga i biri në Lezhë

Foto - Kush është e moshuara që u vra me thikë për vdekje nga i biri në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com