GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbyllet për 2 ditë Universiteti i Amsterdamit pas protestave të dhunshme për Gazën

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Mbyllet për 2 ditë Universiteti i Amsterdamit pas protestave të dhunshme për Gazën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Universiteti i Amsterdamit njoftoi të hënën se do të qëndrojë mbyllur për dy ditë pasi policia ndërhyri për t’i dhënë fund një proteste pro-palestineze në një nga kampuset e tij, më herët gjatë ditës.

Bordi i universitetit tha se kishte anuluar mësimin të martën dhe të mërkurën dhe se të gjitha ndërtesat do të mbylleshin pasi nuk mund të garantojnë siguri në kampuse.

Universiteti ka qenë bazë e përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave policore tre herë gjatë javës së kaluar, pasi aktivistët që kërkojnë që universiteti të ndërpresë të gjitha lidhjet me institucionet izraelite, bllokuan kampuset.

Protesta e së hënës nisi si një tubim nga stafi akademik dhe studentët në përgjigje të dhunës pas bllokimit të një prej ndërtesave të universitetit të mërkurën.

Bordi i universitetit tha se protesta kishte qenë e qetë derisa persona të maskuar nga jashtë iu bashkuan grupit dhe bllokuan hyrjet e godinës, si dhe daljet e emergjencës dhe dëmtuan rëndë ndërtesën dhe librarinë e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social X, policia e Amsterdamit tha se universiteti kishte bërë një denoncim ndaj protestuesve për akte vandalizmi.

Studentë në gjithë Holandën po protestojnë që prej së hënës së shkuar kundër luftës së Izraelit në Gazë.

Protesta të ngjashme të studentëve janë bërë edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, ku bëhet thirrje për armëpushim të menjëhershëm të përhershëm dhe që universitetet të ndërpresin lidhjet financiare me kompani që sipas tyre po përfitojnë nga shtypja e palestinezëve. /VOA

Etiketa: amsterdamGaza

Lajme të lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë
Botë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit
Botë

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26
Para
Dijonisi tregon arsyen e vërtetë të largimit nga “Ferma VIP”: Ja kush e fiton spektaklin

Dijonisi tregon arsyen e vërtetë të largimit nga “Ferma VIP”: Ja kush e fiton spektaklin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët që janë kundër ndërtimit të resortit në...

Lexo më shumë
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş