GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbajti peng fëmijët, policia: 40-vjeçari nën efektin e lëndëve psikotrope

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbajti peng fëmijët, policia: 40-vjeçari nën efektin e lëndëve psikotrope
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Durrësit ka ndarë një tjetër reagim lidhur me ngjarjen në qytetin bregdetar, ku një 40-vjeçar mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov. Policia njofton se 40-vjeçari Aleks Marku është arrestuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë, sqarohet se Policia e Lezhës ka referuar materialet në Prokurori për dy kërkesa për urdhër mbrojtje për bashkëshorten, më datat 14.12.2023 dhe 27.03.2024, por në asnjërën prej tyre ajo nuk është paraqitur.

Sipas bluve, Marku ishte nën efektin e lëndëve psikotrope kur u arrestua.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 02:30, të datës 15.05.2024, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku shtetasi Aleks Marku, 40 vjeç, banues në Lezhë, u neutralizua nga shërbimet “RENEA”, në bashkëpunim me ato të Policisë së Durrësit, pasi mbajti peng 2 fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), në një apartament të marrë me qira, dhe qëlloi nga dritarja me armë zjarri kallashnikov, ju infomojmë se:

Pas shoqërimit të tij në ambientet e Policisë, u kryen veprimet procedurale dhe në përfundim të tyre u bë arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në vijim, lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, më datat 14.12.2023 dhe 27.03.2024, kanë referuar në Prokurori, kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për bashkëshorten e shtetasit Aleks Marku, shtetasen B. M., 32 vjeçe. Në asnjërën nga seancat, 32-vjeçarja nuk është paraqitur në Gjykatë.

Gjithashtu, përsa i përket gjendjes penale të shtetasit Aleks Marku, ju informojmë se pas verifikimeve ka rezultuar se në Itali, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, grupi hetimor vijon hetimet dhe veprimet procedurale, për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, gjatë ngjarjes, si dhe për të dokumentuar me prova të ligjshme, rrethanat e tjera të këtij rasti”, njofton policia.

Etiketa: Aleks Markupengmarrje

Lajme të lidhura

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi
Aktualitet

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26
Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë
Aktualitet

Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

17:30 - 11/10/26
Gjykata Supreme në Angli cakton datën për shqyrtimin e apelit për ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt
Aktualitet

Gjykata Supreme në Angli cakton datën për shqyrtimin e apelit për ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

16:30 - 11/10/26
Para
Vidhte monopatina në pranga 30-vjeçari/ VIDEO

Vidhte monopatina në pranga 30-vjeçari/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi
Aktualitet

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26

Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më...

Lexo më shumë
Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

17:30 - 11/10/26
Bentancur godet me kokë Shaw dhe ndëshkohet me karton të kuq, De Zerbi befason: E putha…

Bentancur godet me kokë Shaw dhe ndëshkohet me karton të kuq, De Zerbi befason: E putha…

17:15 - 11/10/26
Projektligji i ri i sponsorizimeve, ‘prapaskena’ që po mban peng sportin

Projektligji i ri i sponsorizimeve, ‘prapaskena’ që po mban peng sportin

17:01 - 11/10/26
Nga penalltia e përsëritur te goli i sigurisë: Egnatia mposht Laçin në minutat e fundit

Nga penalltia e përsëritur te goli i sigurisë: Egnatia mposht Laçin në minutat e fundit

16:52 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com