GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gratë në tregun e punës/ Kush qëndron më mirë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia

14:47 - 15/05/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Gratë në tregun e punës/ Kush qëndron më mirë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova ka shumë për tu krenuar, për faktin e rritjes së përqindjes në punësim të grave.

“Kemi 40 për qind të përfshirjes së vajzave në tregun e punës, kemi përfaqësime shumë të mira. Që nga luftimi i dhunës në baza gjinore, janë lehtësuar masa për punësimin e viktimave të dhunës seksuale. Rezultatet janë mbresëlënëse me rritjen e punësimit të grave nga 13 për qind në 18 për qind”.

Ajo shtoi se është rritur edhe pjesëmarrja e punësimit të grave në borde.

“Kemi rritur pjesëmarrjen e grave në borde nga 10 për qind deri në 45 për qind dhe synojmë ta bëjmë në 50 për qind. I kemi përkrahur nënat që e sigurojnë vetë jetën më 50 për qind, 2438 gra i kemi subvencionuar. Synojmë që 5 për qind të pronave të jepet si masë shtesë afirmative në regjistrimin falas të pronës. Janë 10 milionë dollarë të përfshirjes së grave në sektorin e efiçiencës së energjisë”, tha Rizvanolli.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, tha se kemi zbatuar masën për punësimin e grave ku kanë përfituar 6 mijë gra.

“Në platformën super puna është ruajtur barazia gjinore ka përfituese mbi 50 për qind të grave. 240 kuponë për teknologji informative, ku kanë ndjekur mbi 300 orë trajnime, 240 të trajnuar në sektorin e IT-së. 44 biznese përfituese janë shumë prej grave. Në fund vitin 2023 151 mijë gra të punësuar trend që vazhdon në rritje”.

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusi, tha se roli i gruas vazhdon dhe mbetet i rëndësishëm në shoqërinë tonë, duke theksuar se gruaja në shoqëri shpesh është dëshmuar si faktor me ndikim.

“Obligimet dhe përgjegjësitë mbesin në përkujdesjen ndaj familjes, duke i mbajtur ato në mirë sigurimin e shoqërisë. Gratë po përballen me humbje të vendeve të punës, ky nënvlerësim është i lidhur ngushtë me përgjegjësinë e grave. Sa më i thellë hendeku i politikave aq më shqetësues bëhet dënimi i të qenit grua, e gjithë kjo e afirmon domosdoshmërinë e punës së grave. Në ngritjen e solidaritetit mes grave, gratë janë dëshmuar shpesh si faktor ndryshimi. Kemi nevojë për platforma të reja. Agjencia për Barazi mbetet e hapur në bashkëpunim rajonal për të mësuar nga përvoja pse jo edhe nga dështimet”.

Judita Krasniqi Hajdari, nga Demokracia për Zhvillim (D4D), tha se gratë shpesh herë iu mungon vetëbesimi për të punuar.

“Ne si shoqëri civile të bazohemi edhe në formula që janë aplikuar në rajon dhe të kopjojmë nga njëri-tjetri për të mirë. Si fillim kemi nisur bazën e pozitës së gruas në vendet e Ballkanit Perëndimor, të flasim për punën e pa paguar të gruas në tregun e punës. Shpesh gratë nuk kanë vetëbesim për kryerjen e ndonjë pune në treg të punës. Në Kosovë dhe rajon ne kemi fokus në nxjerrjen e përvojave të grave në aspektin menaxherial. Gratë kanë marrë një mbështetje që e kanë pritur si në vende rurale dhe rajonale, kanë potencuar elemente të rëndësishme të grave që ato kanë nevojë”, tha ajo

Ndërsa, Kristjan Trajkovski, nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje, nga Maqedonia e Veriut, tha se ka edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të fuqizohet pozita e gruas në shoqëri, dhe një nga shembujt që duhet ndjekur tha se është presidentja Osmani.

“Situata është më e keqe se që duket, kemi dy komuna të mëdha dhe nëse analizojmë 301 kandidatë vetëm 20 për qind kanë qenë gra. Të shpresojmë se një model i tillë të ndikojë te të rejat”, tha ai.

Trajkovski, tha se nëse bëjmë krahasim, gruaja vite më parë e ka pasur të vështirë të punësohet, mirëpo sot është ndryshe ka shumë mundësi, megjithatë iu mungon siguria.

“Ne kemi hulumtuar pozitën e grave, vetëm pesë nga ministritë janë të udhëhequra nga gratë dhe është një numër i vogël. Situata është më e keqe se që duket kemi dy komuna të mëdha dhe nëse analizojmë 301 kandidatë vetëm 20 për qind kanë qenë gra. Institucionet arsimore në vend akoma bien ndesh me kompanitë e ndryshme për ofrimin e mundësive që të arrijnë sa më shumë që është e mundur. Para 20 vite ka qenë shumë vështirë të gjejnë punë por këto ditë gratë kanë liri në gjetjen e një vendi pune, kanë pasiguri dhe frikë”.

Kurse Jelena Kojashi, nga Qendra për Hulumtim dhe bërje të Politikave (CRPM), Shqipëri, tha se gratë e kanë shqetësim diskriminimin në vendin e punës, si dhe përballen me mungesën e planeve të monitorimit dhe rrjetëzimit.

“Natyra e eksperiencave të grave është e larmishme, i shqetëson mungesa e planeve të monitorimit dhe rrjetëzimit. Pjesëmarrësit theksuan mungesë të punës në përgjithësi, tek rastet e diskriminimeve në vend të punës. Është e rëndësishme përfshirja e Kodit të Etikës në vend pune. Gratë dhe vajzat që kanë poste të larta në vend pune theksuan se është e rëndësishme monitorimi. Kemi bërë pyetësor, shumë gra nuk kanë qasje në program monitorimi,” tha ajo.

Andela Luçiq, nga Instituti për Studime Strategjike dhe Prognoza (ISSP) nga Mal i Zi, tha se secili qytetar atje beson se nuk mund ta arrihet barazia gjinore dhe besojnë se punësimi ka të drejta ligjore.

“Qëndrueshmëria e qytetarëve, 60 për qind besojnë se gratë duhet të punojnë në shtëpi. Gratë e përbëjnë 1/3 sa i përket pozitave. Gratë në Mal të Zi, 50.6 për qind janë gjysma e të papunësuarve, 86 për qind të burrave dhe 73 për qind të grave”, tha ajo.

“Te pjesa e legjislacionit, parlamenti i Malit të Zi ka 19 gra, pra 23 për qind. Mali i Zi, ka për synim të ketë plane dhe ligje ndërkombëtare sa i përket barazisë”, shtoi Lucic.

Svetlana Stefanoviç, BFPE për Shoqëri të Përgjegjshme nga Serbia, tha se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje është e rëndësishme.

“Nuk e njohim rëndësinë e të drejtave që na jepen disa gra luftojnë për to. Përballemi me diskriminim në nivelin lokal. Gratë nuk luftojnë për të drejtat e tyre, nuk kemi politika të mira sa i përket barazisë gjinore. 350 të pyetur nga pyetësori, thuhet se 37 për qind të grave, akoma nuk kanë mundësi të barabarta me burrat. 32 për qind e tyre kanë ndonjë program monitorimi në fillim të karrierës së tyre. Përballemi me sfidat kur duam të ngrihemi në ndonjë pozitë, kanë përvoja të këqija”./Monitor

 

Etiketa: tregu i punes

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Lajm i fundit/ Gjendet i pajetë një 50-vjeçar në Elbasan

Tiranë/ Nxënësja 10 vjeçe pickohet nga gjarpri në shkollën private

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com