GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Humbja në zgjedhjet e pjesshme, goditje e rëndë për kryeministrin britanik Boris Johnson

08:09 - 18/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbja në zgjedhjet e pjesshme, goditje e rëndë për kryeministrin britanik Boris Johnson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik Boris Johnson mori përsipër “përgjegjësinë personale” të premten për mundjen e thellë të konservatorëve në zgjedhjet e pjesshme në një zonë ku kjo parti pati fituar prej 189 vitesh.

Duke fituar në North Shropshire, një zonë përgjithësisht rurale e Anglisë së mesme, demokratët liberalë përfituan rreth 34% më shumë mbështetje nga votuesit.

Një zhvendosje e tillë votash gjatë zgjedhjeve të pjesshme nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore. Pasi u shpall rezultati, kandidatja liberal-demokrate Helen Morgan tha se festa kishte përfunduar për zotin Johnson, dhe në mënyrë simbolike ajo shpoi një tullumbace me emrin e tij.

Zonja Morgan bëri për vete një pjesë të madhe të konservatorëve në një proces zgjedhor të shkaktuar nga dorëheqja e një ish-ministri pas një skandali lobimi. Përmasa e humbjes po shkakton lëkundje në të gjithë politikën britanike.

Konservatorët, të befasuar tashmë, po përballen me pikëpyetjen nëse zoti Johnson është shndërruar në një problem elektoral dhe nëse ai duhet zëvendësuar. Boris Johnson u zgjodh udhëheqës i konservatorëve në vitin 2019, përgjithësisht për shkak të pikave të tij të forta në zhvillimin e fushatës dhe aftësisë për të fituar zgjedhjet. Tashmë duket se po fashitet magjia e tij elektorale dhe se gjithashtu po dobësohet edhe kontrolli i tij mbi partinë, thonë zëra të brendshëm konservatorë.

Humbjes në North Shropshire i parapriu humbja për konservatorët në një tjetër zgjedhje të pjesshme këtë vit në një zonë tradicionalisht konservatore, në Chesham dhe Amersham, ku gjithashtu fitoi një kandidat liberal-demokrat me rreth 25% të votuesve të pavendosur.

Duke folur me gazetarët të premten, zoti Johnson tha se “është e qartë se votimi në North Shropshire është një rezultat shumë zhgënjyes dhe unë e kuptoj plotësisht irritimin e njerëzve. E dëgjoj se çfarë po thonë votuesit në North Shropshire dhe gjithë përulësi më duhet ta pranoj këtë verdikt”.

Ai shtoi: “Sigurisht që marr përgjegjësi personale”.

Por konservatorët, të njohur gjithashtu si partia Tori, ishin të gatshëm të premten të shprehnin zemërimin e tyre për humbjen. Shumë kishin thënë se zgjedhjet e pjesshme duhet të shihen si një referendum personal për drejtimin nga Kryeministri Johnson. Konservatorët e mbanin më parë këtë zonë me një shumicë prej mbi 23 mijë vota, por kandidati liberal-demokrat e fitoi të enjten me 5.925 vota më shumë.

Ligjvënësi veteran konservator Roger Gale tha se konservatorët humbën “sepse elektorati donte t’i dërgonte një mesazh shumë të qartë kryeministrit në ‘Downing Street’ se ata ishin të pakënaqur me menaxhimin e kësaj qeverie”.

Zoti Gale i tha BBC-së se “Partia Konservatore ka një reputacion se nuk merr robër. Nëse kryeministri dështon, ai largohet”. Zoti Gale tha se i kishte shkruar kryetarit të “Komisionit 1922”, entiteti që mbikëqyr ligjvënësit konservatorë, duke i bërë thirrje për votëbesim për udhëheqjen e zotit Johnson. Duhet të merren pesëdhjetë e katër kërkesa të tilla për të organizuar një votim të kësaj partie parlamentare.

Parlamentarë të tjerë të zemëruar thonë se për momentin nuk po i dërgojnë kërkesat e tyre, por paralajmëruan se zotit Johnson i kanë mbetur vetëm disa javë për t’i ndryshuar gjërat.

David Gauke, një ish-ministër i kabinetit qeveritar, tha se ai mendonte se nuk kishte gjasa të ketë përpjekje për ta hequr zotin Johnson në një të ardhme të afërt, ndërkohë që qeveria po përpiqet të frenojë përkeqësimin e pandemisë, por ai u tha gazetarëve se “humbja në North Shropshire e dobëson më tej kryeministrin dhe e bën atë më të pambrojtur”.

Edhe mbështetësit e Kryeministrit Johnson e pranojnë se ai tani po lufton me krizën më të madhe të mandatit të tij të trazuar. Votuesit janë bërë më refuzues ndërsa ai kërkon t’i bindë për nevojën për kufizime më të ashpra ndaj pandemisë, ndërsa vazhdon të përhapet varianti Omikron i koronavirusit. Një përzierje skandalesh dhe njoftimesh për kaos brenda qeverisë i kanë rënduar më tej sfidat.//VOA

Etiketa: Boris JohnsonZgjedhje

Lajme të lidhura

Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim
Botë

Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim

19:16 - 20/01/26
Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë/ Ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Skoci
Aktualitet

Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë/ Ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Skoci

15:45 - 20/01/26
Zelensky ka një këshillë për liderët e Ballkanit: Rusia do përpiqet…
Aktualitet

Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

15:30 - 20/01/26
Para
Rusia kërkon që NATO të heq trupat nga Ukraina, diplomati amerikan: Propozime  të papranueshme

Rusia kërkon që NATO të heq trupat nga Ukraina, diplomati amerikan: Propozime të papranueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com