Kryetarja e Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e parë që kryebashkiakia paraqitet në SPAK. Burime pranë grupit hetimor thanë se Sako është thirrur në prokurori për tu pyetur si person që ka dijeni lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Bashkia Durrës që ajo drejton ka një kontratë me firmën e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV, SPV” për depozitimin e mbetjeve. Kryebashkia ka dëshmuar edhe në komisionin hetimor për inceratorët lidhur me pozicionin e saj në këtë çështje.
Sako ka qenë shpesh në qendër të raportimeve mediatike edhe lidhur me procedura të ndryshme tenderuese të dyshuara si korruptive.
Për inceneratorin e Tiranës, më herët ka dhënë shpjegime në SPAK edhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri. Disa ditë më parë dëshmoi si person që ka dijeni për çështjen edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Discussion about this post