GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DETAJE/ Atentati i dështuar ndaj Preng Gjinit, shpallet në kërkim “Miri i Pojës”! Roli i tij në grupin kriminal

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
DETAJE/ Atentati i dështuar ndaj Preng Gjinit, shpallet në kërkim “Miri i Pojës”! Roli i tij në grupin kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga Prokuroria e Posaçme e cila një ditë më parë lëshoi mbi 40 urdhër-arreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin ‘Sky ECC’.

Astrit dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan që të vrisnin Durim Bamin. SPAK ka dyshime se Astrit Avdylaj ishte kreu i bandës kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin. Sakaq, raportohet se për Visin e Pojës ka pasur vetëm urdhër për kontroll dhe jo urdhër-arresti.

  • Roli i “Miri i Pojës” në planifikimin e ekzekutimit ndaj Preng Gjinit

Fatmir Troplini është një nga personat e shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pasi dyshohet si i përfshirë në atentatin e dështuar ndaj Preng Gjinit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

“BalkanWeb” raporton se i kërkuar nga SPAK, Fatmir Troplini, i njohur edhe si “Miri i Pojës” dyshohet se ka planifikuar atentatin ndaj 55-vjeçarit.

Atentati me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020.

400 gram C4 ishte vendosur në pjesën e poshtme të makinës që drejtonte Preng Gjini, nga Rrësheni dhe shpërtheu në momentin kur ai po udhëtonte mbi urën e lumit Lana, që ndodhet te zona e njohur si ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës që ndodhen shumë larg vendit të ngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë krirugjikale dhe mjaft delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar nga shpërthimi.

Mjekët thanë se kishte pësuar dëmtime të gjymtyrëve të poshtme, por edhe të organeve të ndryshme.

Fillimisht u raportua se kamerat e zonës kishin fiksuar një person, të veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë. Personi në fjalë, shihej nga pamjet teksa largohej me vrap nga vendngjarja. Hetuesit dyshuan se ky person i fiksuar nga kamerat kishte bërë pikërisht shpërthimin e telekomanduar por edhe pse kanë kaluar katër vite nga ngjarja nuk është mundur te identifikohej ky person.

Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Gjini i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indice apo gjë të dyshimtë.

Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i cili u ekzekutua më 13 gusht të vitit 2019, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi kishte mundur ta pikaste në kohë lëndën eksplozive.

Lajme të lidhura

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes
Aktualitet

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Para
Lideri i opozitës dënohet me 42 vjet burg në Turqi

Lideri i opozitës dënohet me 42 vjet burg në Turqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Lexo më shumë
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş