GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi/ Edlira Bode firmos tenderin 71 MLN lekë për tuba gjaku, me fitues të paracaktuar

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi/ Edlira Bode firmos tenderin 71 MLN lekë për tuba gjaku, me fitues të paracaktuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e Spitalit të Traumës, ish-deputetja e PS-së, Edlira Bode, është modeli i zyrtarit aktual që mbizotëron në administratë. Këta drejtorë e lëshojnë postin vetëm kur arrestohen nga SPAK-u. Pra, vazhdojnë të shpërdorojnë detyrën dhe të bëjnë korrupsion deri sa t’i ndalë një “fuqi madhore” siç është prokuroria speciale. Kështu, Bode u propozua për shkarkim në fund të vitit të kaluar nga KLSH, megjithatë ajo vazhdon të firmosë tendera me fitues të paracaktuar.

Dhe ja ku është denoncimi i fundit për drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Furnizim me materiale për marrjen e mostrave të gjakut të  pacientëve në SUT  për një periudhe 24 mujore’, me fond 71 milionë lekë.

 

Gara për këtë tender është hapur më 10 maj 2024 dhe parashikohet që kontratat të firmoset më datë 21 maj, por procesi ka ngecur për shkak të një denoncimi që është bërë.

Më datë 16 maj është dorëzuar në KPP ankesa e firmës GAMMA, me administratore Junida Patalokun.

Në fillim të ankesës, GAMMA shprehet se Spitali ka përdorur në dokumente terma që nuk ekzistojnë apo keqinterpretohen. Ndërsa më tutje thekson se pika ku kërkohet “Tub gjaku me aktivizues trombi me tape te kuqe/ekuivalent, Me piston te inkorporuar me tekniken e aspirimit” është një kriter që favorizon një kompani të vetme që mund ta ketë siguruar këtë material.

Konkretisht, ankimuesi shpjegon se këtë produkt e zotëron vetëm “Sarstedt”, e cila ka vetëm  një distributor ekskluziv në Shqipëri. Ky fakt pengon konkurrencën e drejtë dhe penalizon të gjithë operatorët që nuk mund të furnizohen, çka do të thotë se favorizohet vetëm kjo kompani.

“Pasi kontaktuam me kompaninë Vacutest Kima duke i kërkuar të na furnizonte me këtë produkt, në datë 13.05.2024 u njohëm me përgjigjen e saj (bashkëlidhura ankesës) ku thekson se ky produkt me këto specifikime të detajuara është prodhim ekskluziv i kompanisë Sarsted”, thuhet në dokument.

Kompania kërkon me urgjencë modifikimin e dokumenteve të tenderit dhe ngre alarmin se kontratat i është premtuar me kohë kompanisë tjetër dhe gara për tenderin zhvillohet në mënyre fiktive.

Ky artikull është një nga 19 materialet e porositura në kontratën që do të zgjasë dy vjet. Minimalja që duhet të bëjë Bode do të ishte t’a ndante lot më vete këtë produkt, përndryshe eliminohet konkurrenca.

“Pavarësisht se në shtojcë është shtuar termi “ekuivalent” në realitet nuk ekziston një i tillë. Më tej sqaron se kjo epruvetë (tub) ka të njëjtin përdorim si të gjithë tubat e tjerë të vakumit me aktivizues të mpikjes dhe ndryshimi në strukturë është vetëm për marketing.

Kemi komunikuar në rrugë elektronike me kompaninë prodhuese Sarstedt S-Monovette duke i kërkuar furnizimin me këtë produkt dhe me dokumentacion, por nuk na është mundësuar një gjë e tillë. Në dijeninë tonë kompania Sarstedt ka një distributor ekskluziv në Shqipëri. Në këto kushte, me qëllim hapjen e konkurrencës së lirë dhe të ndershme konform ligjit, kërkojmë ndarjen e këtij produkti lot më vete pasi në të kundërt fituesi i kësaj procedure do të jetë i paracaktuar dhe do t’i ngarkonte me përgjegjësi të gjithë zyrtarët e prokurimit për këtë procedurë”, paralajmëron kompania që denoncon.

Habitemi se si drejtoresha Bode organizon tendera të tillë, kur emri i saj është lakuar nga KLSH për abuzime me detyrën. Kujtojmë se në shtator 2023, Kontrolli i lartë i Shtetit ka nxjerrë një raport të kryer në Spitalin e Traumës, ku theksohej se është abuzuar në kontratat me koncesionarin e sterilizimit dhe disa tenderë përgjatë vitit 2022.

Prandaj KLSH kërkonte që të bëhet shkarkimi i Bodes nga posti si drejtoreshë e Traumës.

Sipas KLSH, Bode ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës me privatin dhe i shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 23 milionë lekë dëme. Audituesit e KLSH zbulojnë se Bode ka paguar me buxhetin e spitalit faturat e energjisë, ujit dhe qiranë e koncesionarit ‘Sani Servis’, kur në fakt duhet të paguhej nga privati. Po ashtu u zbulua se Spitali mbante ilaçe të skaduara, madje nuk kishte as frigorifer për morgun.

“Rekomandohet ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për:1.Znj.E. B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së: Në cilësinë e Titullarit te institucionit dhe njëkohësisht të Nëpunësit Autorizues nuk ka hartuar dhe miratuar gjurmën e auditit për monitorimin dhe zbatimin e kontratave përgjatë periudhës së ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm brenda periudhës se auditimit, duke mos siguruar kontrollin e brendshëm kryesisht për të gjitha proceset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave , materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Duke vepruar në mospërputhje me përcaktimet e nenit 5 të ligjit Nr.10296, datë 8.7.2010 për menaxhimin financiar dhe kontrollin, kreun III, piken 2 te Rregullores se brendshme te SUT nr.1195/3 date 03.06.2022”, njofton KLSH.

Kjo kërkesë është shpërfillur nga ministrja e Shëndetësisë, Koçiu dhe kryeministri Rama, prandaj Bode vazhdon të shpërdorojë fondet e spitalit me miqtë në tendera të tillë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: DenoncimEdlira Bodefitues i paracaktuarish-deputeteKLSHshpwrdorim detyreSpitali i Traumestedner pa garetuba gjaku

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
I bëri pritë pranë banesës në Greqi, momenti kur Eduart Danaj masakron me thikë gruan e tij (VIDEO)

I bëri pritë pranë banesës në Greqi, momenti kur Eduart Danaj masakron me thikë gruan e tij (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend
Aktualitet

Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

13:03 - 02/06/26

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet sot në Tiranë, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, po mbajnë...

Lexo më shumë
Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës

12:42 - 02/06/26
Begaj takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së

Begaj takohet me Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria e vendosur të avancojë drejt BE-së

12:20 - 02/06/26
Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit

11:50 - 02/06/26
Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video)

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video)

11:45 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş