Ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është goditur një “bazë” e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara, me qëllim kalimin drejt Anglisë të drogës dhe sendeve të paligjshme.
Loli ka qënë specialist IT në Gjykatën e Pogradecit, por me hartën e re gjyqësore kaloi në zyrën e shërbimit, në postin e nëpunësit civil gjyqësor pranë Gjykatës së Korçës.
Burimet mediatike kanë siguruar dosjen hetimore dhe përgjimet për rastin, ku rezulton se paguheshin deri në 2 mijë euro për një dokument. Po ashtu bëhet me dije se cilësia e kartave të falsifikuara ka qenë në një nivel shumë të lartë.
- Shikoni pamjet, si Zhenika Loli falsifikonte dokumentet
- Zbardhen përgjimet, si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar drogë në Angli
Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës nën drejtimin e prokurit Bledar Vatikiaj ku kërkohet masa arrest me burg për punonjësin e IT, janë zbardhur auto-përgjimet si dhe pamjet filmike që implikojnë të dyshuarin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, dhe “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga përgjimet del se Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Korçës me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.
Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga Top Channel:
-Kam një dy shok ore burrë, të bëjmë ndonjë lek. A ka ndonjë lek për mua, ta gjej nanji
Zheni: Nuk e di se, e dëgjon këtë nuk është, ti thuaj sa të duash, ti e di pazarin
-E di e di por…
Zheni: Ti e di pazarin, thuaj sa të duash, o vlla këto punë unë i bëj për mik
-E marr vësh por nuk është se ka ndonjë çmim tjetër?
Zheni: Vetëm kujdes vlla, se ti qenke ca si kshu…
-O Vla po s’janë gjëra kto tani po bëjnë gjëra…. Qenke içik i shfrenuar por bëj kujdes, unë kaq po të them, pastaj ti e di
Zheni: Mirë zemra mirë, hajd shumë faleminderit
Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton Zhenika Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.
Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.
- Reagon Gjykata e Korçës: Zhaklin Loli është specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec
Pas njoftimit që publikoi sot Prokuroria e Tiranës se punonjësi i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ishte arrestuar për mashtrim dhe falsifikim, ka reaguar dhe ky institucion.
Gjykata e Korçës sqaron se Zhaklin Loli, i arrestuari, është pjesë e strukturës organike të këtij institucioni. Po ashtu në njoftimin e Gjykatës së Koçës thuhet se i arrestuari nuk mban pozicionin me të cilin është cituar në media, por Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec.
“Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmendura në media. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Korçës.
Discussion about this post