GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet magazina e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet magazina e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Peqin është zbuluar një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi me anë të llambave. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, në pranga ka përfunduar pronari i magazinës, 37-vjeçari Graciano Kosta.

Ndërkaq, është arrestuar edhe drejtori i OSHEE në Peqin, 33-vjeçari Elvis Maçi për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit. Hetimet kanë nisur për dy punonjës të OSHEE në Peqin.

Në cilësinë e provës materiale u eskuestruan pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbinin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël kanabisi.

Nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit, në fshatin Fatishe, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi

Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”.

Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të cannabisit, me anë të llambave.

Vihet në pranga pronari i ambientit.

Në pranga dhe drejtori i OSHEE, Peqin, si dhe procedohen penalisht 2 punonjës të këtij institucioni, për shpërdorim të detyrave dhe moskallëzim të krimit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbinin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër“, si dhe bazuar në inteligjencën policore, Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve të DVP Elbasan, organizoi operacionin policor të koduar “Inside”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi G. K., 37 vjeç, banues në Peqin, pronari i magazinës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit, në fshatin Fatishe, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit E. M., 33 vjeç, banues në Peqin, me detyrë Drejtor i OSHEE, Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin M. P., 60 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE, Peqin, dhe për shtetasin A. K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentmin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: drejtorKanabisKryesore1magazine

Lajme të lidhura

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit
Aktualitet

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Para
FOTO/ Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares shqiptare…

FOTO/ Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares shqiptare...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit
Aktualitet

Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit

18:39 - 21/08/26

35 vjet pas eksodit të anijes “Vlora”, një delegacion i “Global Sumud Flotilla” është nisur nga Brindizi drejt Vlorës për...

Lexo më shumë
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com