GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti I kredive me probleme arriti në 5.8 % si pasojë e pandemisë

09:01 - 27/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti I kredive me probleme arriti në 5.8 % si pasojë e pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia ka sjellë një rritje të lehtë të raportit të kredive me probleme për individët.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit prill ky raport ishte në nivelin 5.47%, ndërkohë që në mars të vitit të kaluar, në kohën e shpërthimit të pandemisë, kishte qenë 5.21%.

Ky tregues shënoi rritjen më të ndjeshme në muajt shtator dhe tetor të vitit të kaluar, periudhë që përkon me përfundimin e moratoriumit pothuajse gjashtëmujor të pagesave të kësteve që u vendos nga Banka e Shqipërisë, me bashkëpunimin e bankave tregtare. Në tetor raporti i kredive me probleme arriti në 5.8%, nivel që deri tani mund të konsiderohet si piku i efektit të krizës në cilësinë e portofolit të kredisë për individë.

Në muajt e fundit të vitit 2020, ky raport ra pranë niveleve aktuale dhe që atëherë nuk ka pësuar luhatje shumë të mëdha, me përjashtim të një rritjeje të lehtë dhe të përkohshme në muajin shkurt. Aktualisht, ky raport ka zbritur sërish është në nivelin më të ulët që prej gushtit 2020, muaji i fundit i moratoriumit.

Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me problem më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Por, pandemia dha një ndikim të shpejtë në uljen e punësimit dhe rritjen e papunësië. Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare humbi rreth 43 mijë vende pune vitin e kaluar.

Bankierët shpjegojnë se ndikimi i krizës në segmentin e kredisë për indivdë ka qenë më i shpejtë dhe më i prekshëm krahasuar me bizneset, për disa arsye. Bizneset patën më shumë kapacitete për ta përballuar krizën, falë rezervave të krijuara, por edhe mbështetjes së vazhdueshme të sektorit bankar me hua për të vijuar aktivitetin. Ekonomitë më të vogla, përfshi individët, mikrobizneset apo të vetëpunësuarit, kishin më pak mundësi të përballonin përkeqësimin e situatës së tyre financiare nga humbja e punës, mbyllja e aktivitetit apo rënie të ardhurave. Mungesa e mjeteve për ta amortizuar krizën e ndikoi në mënyrë më të shpejtë aftësinë e tyre paguese.

Gjithashtu, segmenti i biznesit u ndikua më shumë nga masat e përkohshme lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, që i lejuan bankat të mos klasifikonin sit ë këqija kreditë e ristrukturuara deri në fund të marsit 2021. Kjo ishte një masë që synonte kryesisht mbështetjen e atyre aktiviteteve që u prekën më ndjeshëm nga kriza, si turizmi, transportet apo industria përpunuese. Rrjedhimisht, raporti i kredive me problem tek bizneset nuk u rrit, madje ka zbritur në nivelet më të ulëta të 11 viteve të fundit. Duke qenë se kredia për biznesin ka peshë më të madhe në portofolin e kredisë për ekonominë, ajo ka dhënë edhe ndikimin kryesor në treguesin mesatar të kredive me probleme, që në fund të marsit zbriti poshtë nivelit të 8%, për herë të parë që nga viti 2009.

Megjithatë, bankierët presin që efekti i krizës në cilësinë e kredisë të biznesit do të ndihet, por ky efekt do të jetë i shtyrë në kohë, pikërisht për shkak të masave të përkohshme lehtësuese. Gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë është e pritshme që raporti i kredive me probleme për bizneset të rritet, duke ndikuar në mënyrë të paevitueshme edhe mesataren e këtij treguesi për të gjithë portofolin e kredisë. Ekspertët e sistemit bankat mendojnë se shkalla e rritjes së kredive me probleme do të varet nga shpejtësia e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe sidomos nga ecuria e sezonit turistik. Megjithatë, edhe në projeksionet më pesimiste, bankierët nuk presin që rritja e kredive me probleme të jetë më e lartë se rreth dy pikë përqindje.

Etiketa: Banka e ShqiperiseekonomikrediPandemiraport

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Gara për kryetar në PD/ Gjana: Komisioni u plotësua me anëtarët përfaqësues të 4 kandidatëve

Gara për kryetar në PD/ Gjana: Komisioni u plotësua me anëtarët përfaqësues të 4 kandidatëve

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com