GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

22:47 - 19/05/24
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Asambleja Parlamentare e KE-së diskuton sot për tensionet në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moshedhja e hapave për themelimin e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të premten, ndonëse afrimi me këtë organizatë ishte parë si një hap i rëndësishëm për Kosovën e cila është e fundit në rajon në proceset integruese.

“Mendoj se nuk ishte veprim i mençur, nuk është një zhvillim pozitiv. Kjo mund t’u jap ndjesinë disa vendeve anëtare se pas kërkesës së shprehur me vite e vite për të iu bashkuar Këshillit të Evropës, papritur Kosova nuk është në gjendje të dorëzojë një projekt, pra jo tekstin përfundimtar, por një projekt në Gjykatën Kushtetuese. Pra disa partnerë mund të pyesin veten se a mund të kenë besim më. Prandaj mendoj se kjo nuk është pozitive”, tha ai.

Në muajin prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm, por një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për Asociacionin.

“Kishte disa vende anëtare që kishin pikëpamje të tjera dhe që mendonin se ‘në rregull Asociacioni mund të themelohet pas anëtarësimit, por të paktën na tregoni vullnetin tuaj të mirë duke dërguar propozimin në Gjykatë Kushtetuese. Kjo është shenjë e vullnetit të mirë sepse për Këshillin e Evropës një çështje shumë e rëndësishme është trajtimi i pakicave në çdo vend”, thotë zoti Mirel.

Qeveria e Kosovës i dërgoi të mërkurën një letër Këshillit të Evropës me zotimin për të hartuar një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ta dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ndonëse që më parë udhëheqësit kryesorë evropianë e kishin bërë të qartë se një mundësi e tillë nuk është “as e përshtatshme dhe as e zbatueshme”.

Zoti Mirel thotë se projekt propozimi evropian që iu dorëzua Kosovës dhe Serbisë vjeshtën e vitit të kaluar po qëndron në tavolinë tash e disa muaj duke theksuar se kishte mundësi të shumta për ta diskutuar në rast se kishte ndonjë pjesë të përmbajtjes që nuk është e kënaqshme.

“Por kjo nuk ndodhi, ndërsa krejt papritur projekt propozimi nuk dërgohet në gjykatë dhe dërgohet një letër, kjo është konfuze në fakt”, thotë ai.

Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, i tha Zërit të Amerikës se kushtëzime të reja kanë qenë të pritshme dhe rëndojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Për të siguruar njohje dhe anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë, miqtë e Kosovës e kanë kushtëzuar qeverinë e Kosovës që të bëj kompromise të brendshme. Pra për të fuqizuar sovranitetin e jashtëm, Kosovës i është kërkuar që të zbehë apo dobësojë sovranitetin e brendshëm”, thotë ai.

Por zoti Mirel vlerëson se Kosova duhej të bënte lëshime ndaj trysnisë ndërkombëtare për një interes më të madh të saj siç është integrimi evropian.

“Një gjë e rëndësishme është që kur një vend është në kërkim të le të themi sovranitetit të plotë, sepse pesë vende ende nuk e njohin Kosovën, ai vend duhet të sigurohet që çdo element i mundshëm që ndihmon të shfrytëzohet”, thotë ai.

Ndonëse vlerëson se zhvillimet e fundit rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës, zoti Visoka është kundër asaj që ai e quan kulturë e kushtëzimeve në diplomaci.

“Nuk mendoj se do të mund të arrihet paqja e qëndrueshme nëpërmjet kësaj kulture të kushtëzimeve dhe trysnisë së njëanshme. Kjo vetëm sa do të nxisë populizmin, nacionalizmin dhe do të acarojë marrëdhëniet ndërmjet palëve dhe ndërmjetësuesve”, thotë ai.

Zoti Mirel thotë se interesimi i shtuar së fundmi i Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duhet të shfrytëzohet nga shtetet e rajonit. Ai shpreh shqetësimin se mungesa e një përparimi më të shpejtë në këtë proces rrezikon të jetë burim i paqëndrueshmërisë në rajon, i cili pastaj edhe mund të shfrytëzohet nga forcat e huaja keqdashëse./VOA

Etiketa: Keshilli EuropesKosove

Lajme të lidhura

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump
Bota

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump

14:44 - 22/11/25
Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane
Art & Kulturë

Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane

14:31 - 22/11/25
Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Aktualitet

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli

22:10 - 19/11/25
Para
Horoskopi sot, çfarë kanë parashikuar yjet

Horoskopi sot, çfarë kanë parashikuar yjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com