Një burrë është gjetur i varur në një ullishte në Lushnje, mëngjesin e sotëm. Dyshimet e policisë janë se 68-vjeccari i ka dhënë fund jetës.
“Rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R.S., rreth 68 vjeç”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, shtuan të njëjtat burime.
Discussion about this post