GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kazanët e Benet Becit, 40 MLN lekë për ofertën më e shtrenjtë, kryen “porosinë” që i la KM për pastrimin

12:11 - 20/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kazanët e Benet Becit, 40 MLN lekë për ofertën më e shtrenjtë, kryen “porosinë” që i la KM për pastrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A po e pastron Shkodrën kryetari i bashkisë, Benet Beci, apo po bën lekë me kazanë? Për më tepër, Beci e ka “porosi” edhe nga kryeministri Rama, që të merret me kazanët. Prandaj, po bëhen prokurime njëri pas tjetrit vetëm për kazanët e plehrave.

“Kazan më kazan për të parë pastrimin. T’i jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar”, ishin fjalët që  kryeministri i Tha kryebashkiakut të Shkodrës, kur e kishte të ftuar në podcastin e  tij.

Në atë diskutim kryeministri Rama i tha që nëse sheh plehra në Shkodër e ka gati zëvendësimin e  tij! A është ndikuar nga këto fjalë Beci? Sigurisht, por nuk e harron zakonin e vjetër: Tenderat ua jep miqve të tij, edhe kur oferta e tyre është më e shtrenjta. Sidomos kur e ka lejen nga kryeministri për këta kazanë, nuk ka rëndësi kujt ia dha tenderin Beci!

Tenderi pa garë

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Blerje kazanësh’, për të cilin janë lënë në dispozicion 40,2 milionë lekë. Prokurimi lë shteg për abuzim pasi në dokumente nuk është përcaktuar në asnjë rresht se sa kazanë do të blihen. Por vetëm theksohet se paratë janë buxheti i bashkisë sipas planifikimit vjetor.

Tenderi është vlerësuar me ‘Flamurin e Kuq’ nga Open Data Albania për riskun e korrupsionit. Nga monitoruesi theksohet se kontratat është mbyllur në mungesë të konkurrencës që përbën rrezik për shpërdorimin e fondit limit.

Beci e ka mbyllur këtë tender pa garë, jo se i mungonin konkurrentët, por sepse fituesi është i paracaktuar dhe i favorizuar prej tij.

Nga 6 oferta, 5 prej tyre komisioni i ka skualifikuar që në fazën e parë duke pretenduar se nuk plotësojnë kriteret. Epo kur nuk ke oferta të përshtatshme, gara duhet të anulohet.

Skulifikimet janë bërë për arsye që nuk ngrenë peshë në vlerësimin e kompanive, ‘katalogu nuk ishte përkthyer në shqip”, “firma nuk e kishte shënuar në aktivitetin e saj në QKB importin ose prodhimin e kazanëve”, “forma e kapakut”, “pesha e kazanit”…Mund të gjesh plot të ashtuquajtura kritere, por nëse ke vullnet për të kursyer paratë e buxhetit të bashkisë, duhet t’u japësh një afat firmave të plotësojnë dokumentet.

Por Beci ka vazhduar me planin e tij, për në fazën finale ka lënë mbi tavolinë vetëm zarfin me ofertën e firmës NNZ K SHKODRA SHPK me  vlerë 37 milionë lekë. Ndërkohë shohim se firma “CompiTel” sh.p.k kishte paraqitur me propozimin 32  milionë lekë, “Eleni Topi” person fizik ka ofruar ta bëjë furnizimin me 33 milionë lekë dhe ARTEO 2018” sh.p.k. me 36 milionë lekë. Pra, ka patur oferta mbi 5 milionë lekë më lirë se fituesi dhe 8 milionë lekë më lirë se fondi limit. Këtu të gjithë biem dakord që 8 milionë nuk janë pak, pasi janë mbledhur nga taksat dhe tarifat që paguajnë qytetarët.

Kujt ia dha Beci këto lekë?

Përfituese është kompania që e merr çdo vit këtë tender duke u favorizuar në procedura me “Flamur të kuq”.

 

Kompania me pronar Zyber Krajën është kliente e përhershme e tenderave të bashkisë për kazanët, të paktën qysh nga viti 2016. Kështu, kryetarët dhe zyrat ndërrojnë ngjyrat nga blu në rozë, por paraja shkon dhe vjen. Pas këtyre fakteve, mund t’i paralajmërojmë me siguri qytetarët e Shkodrës, se fjalët gjatë fushatës elektorale për pastërtinë e qytetit i ka marrë era. Beci është të njëjtën rrugë si paraardhësit e tij, me të njëjtët kazanë, të njëjtët personazhe dhe tendera që skuqin nga korrupsioni.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet becikazaneporosiRamatender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Operacioni i SPAK, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë

Goditja e bosëve të krimit! Shefi i policisë dhe efektivi nuk u paraqitën në punë ditën e aksionit, dyshime për dekonspirimin e operacionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’-en europiane

09:12 - 05/02/26

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com