GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Nuk duhet të durojmë më! Nuk ka pushtues që përmbyset pa sakrifica

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është e shenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës Sali Berishai u kujtoi mbështetësve të mbledhur si çdo mbrëmje që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar poshtë dritares së banesës së tij se do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë armiq Edi Ramën dhe qeveritarët e tij!

“Nuk ka pushtim që ikën pa përballje”, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionarëve të vërtetë të një kauzë të madhe të çdo shqiptari dhe të kombit në tërësi.

Të dashur miq, çdo ditë regjimi i bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin del para shqiptarëve dhe botës më i shëmtuar.

Çdo ditë bëhet më i egër, çdo ditë është një ditë jo e mirë për qytetarët e këtij vendi. Është një ditë në të cilën ata poshtërohen edhe më shumë. Ata vidhen edhe më shumë. Ata mjerohen edhe më shumë.

Miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të shtrojë pyetjen vetes: a duhet të shpëtojmë nga ky regjim? A duhet të dalim nga kthetrat e kësaj diktature? Apo duhet të qëndrojmë skllevër të propagandës trulluese të tij? Të varfërisë në rritje që sjell?

Unë besoj se çdo njeri i civilizuar ka vetëm një përgjigje: o sot o kurrë, nuk duhet të durojmë më.

Por miqtë e mi, ka një problem në themel tek ne, sepse në qoftë se Edi Rama, qeveritarët e tij qëndrorë, vendorë, zyrtarët e tij na shohin ne si qenie për t’u poshtëruar, për t’u vjedhur, për t’u shfrytëzuar, për t’u varfëruar, ne do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë ata armiq, armiq, armiq, armiq.

Kur ne në të gjithë qenien tonë, në të gjithë ndërgjegjen tonë do t’i quajmë këta pushtues armiqtë tanë, që po shkatërrojnë qenien shqiptare sa asnjë pushtues tjetër në histori.

Kur ne t’i themi armikut armik, sigurisht që do ketë qytetarë që do tremben, do ketë të tjerë që do druhen.

Por do ketë djem dhe vajza nënash që do i tregojnë armikut atë që meriton.

Do ketë shqiptarë të vendosur për sakrifica. Do ketë qytetarë që do ngrihen në lartësitë e idealeve të tyre.

Miqtë e mi, nuk ka pushtim që ikën pa përballje. Nuk ka pushtues që përmbyset pa sakrifica.

Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë.

Ndaj dhe ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e Tiranës.

Çlirimi i saj, flamuri i PD-së, flamuri i antikorrupsionit, flamuri kombëtar duhet të valëvitet mbi bashki.

Zemërim, zemërim, zemërim të pakufishëm ndaj armiqve tanë të egër.

Ndaj antishqiptarëve të kësaj toke.

T’i zbojmë nga pushteti. Të shkojmë në qeveri teknike.

Të bëjmë zgjedhje të lira.

Etiketa: berishaKryesore1pushtuessakrifica

Lajme të lidhura

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda
Aktualitet

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Para
Greqia nuk gjen gjetësi, tërmet i dyfishtë në Korinth

Tërmet i fortë godet Italinë, ja ku ishte epiqendra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26

Kanë përfunduar fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish i është drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për...

Lexo më shumë
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com