GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkitë mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave nga taksa e infrastrukturës

08:41 - 21/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkitë mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave nga taksa e infrastrukturës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe përgjatë 2023 peshën kryesore të të ardhurave të grumbulluara nga taksat e 61 bashkive në vend vijon ta mbajë taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë, kundrejt peshës prej 55% që zuri në 2022.

Në total të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, dhe të ardhura vendore të tjera) për 2023 arritën 350 mln euro. Në raport me 2022 të ardhurat u rritën 11%.

Më tepër arkëtime për vitin 2023 ka pasur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë që arritën në vlerën e 13 mld lekëve për 2023. Krahasuar me 2022 të ardhurat nga kjo taksë u rritën 28.3%.

Bashkia që grumbullon më shumë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë mbetet e Tiranës që zë 72,2% të totalit të arkëtimeve nga kjo taksë për 61 bashkitë e vendit, pasuar nga Kamza (8.4%), Kavaja (2.9%), Durrësi (2.8%), Himara (2.3%), Saranda (2.2%) dhe Vlora (2.1%).

Performanca pozitive e vërejtur përgjatë vitit 2023 për arkëtimin e kësaj takse i atribuohet më së shumti Bashkive Tiranë (+2 miliardë lekë), Kamëz (+621.4 milionë lekë), Kavajë (+219.5 milionë lekë), Lezhë (+101.5 milionë lekë) dhe Sarandë (96.3 milionë lekë).

Ndërkohë që evidentohen një numër bashkish si bashkia Vlorë (-88.6 milionë lekë), bashkia Himarë (-54.6 milionë lekë) dhe bashkia Fier (-34.9 milionë lekë) të cilat kanë performuar dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 “Kjo mund të shpjegohet me faktin se të ardhurat nga kjo taksë janë të varura ekskluzivisht nga kërkesa për leje ndërtimi si dhe nga miratimi i tyre nga NJQV, ç’ka e bën këtë taksë jo fort të parashikueshme dhe për rrjedhojë me karakter të ç’rregullt”, citohet në raport.

Ndërsa për sa i përket mbledhjes së të ardhurave nga taksa e ndërtesës arkëtimet u rritën 4,4% krahasuar me 2022. Për 2023 bashkitë arkëtuar 4,7 mld lekë nga taksa e ndërtesës. Bashkia Tiranë grumbullon më shumë se gjysmën e totalit pasuar nga Durrësi (6.3%), Elbasani ( 3.7%), Fieri (3.4%), Vlora (3.1%), Roskoveci (2.6%), Korça (2.5%), Vora (2.4%), Saranda (2.3% dhe Kamza me 2%.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se 35 Bashki kanë përformuar pozitivisht në mbledhjen e taksës së ndërtesës, ku spikasin bashkia Tiranë (+141 milionë lekë), bashkia Durrës (+47.3 milionë lekë), bashkia Fier (+22.1 milionë lekë), bashkia Roskovec (20.3 milionë lekë) dhe bashkia Lushnjë (+11.7 milionë lekë). Në terma relativë vlen të përmenden bashkia Tepelenë (+75.3%) dhe bashkia Peqin (+51.5%) të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërsa janë 26 bashki të cilat rezultojnë me performancë negative, ku spikasin bashkia Vlorë (-47.1 milionë lekë), bashkia Kavajë (-19.7 milionë lekë) dhe bashkia Krujë (-13.3 milionë lekë).

Sakaq të ardhurat nga taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël të mbledhura nga bashkitë vijojnë të jenë me rënie 25% krahasuar me vitin paraardhës. Për vitin 2022 arkëtimet nga taksat dhe tatimet e biznesit të vogël shënuan rënie 77,3% kundrejt vitit 2021.

Arkëtimet nga taksa e hotelit për 61 bashkitë u rritën 40,6% për 2023 kundrejt vitit 2022. Ndërsa arkëtimet nga taksa e tabelës ranë 1,9%./MONITOR

Etiketa: bashkiteNdërtimetqeveria vendore

Lajme të lidhura

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
A do të lejohet Berisha në Kuvend? GJKKO shtyn seancën

Berisha mbetet në shtëpi, Gjokutaj: Arsyetimi i SPAK, lajthitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com