GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat për drogë dhe shpërdorim detyre, dy kryebashkiakë socialistë në SPAK

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide dhe kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi janë paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre.

11:11 - 22/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për drogë dhe shpërdorim detyre, dy kryebashkiakë socialistë në SPAK

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide në SPAK

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide është paraqitur këtë të mërkurë në prokurorinë e Posaçme. Hide akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, gjatë periudhës që ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës (para se të kandidonte për kryetar Bashkie i Libohovës në lokalet e 14 Majit 2023) dhe të fitonte mandatin nën logon e Partisë Socialiste.

Hetimet për rastin janë kryer nga Prokuroria e Gjirokastrës, që ka pasur në qendër kultivimin e kanabisit. Sipas hetimeve, Hide, si drejtues i policisë, ka shpërdoruar detyrën duke lejuar kultivimin e bimëve narkotike. Ka dyshime po ashtu, se së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë, ish-shefi i krimeve ka përfituar para në kërkim të mbrojtjes policore për trafikantët e drogës. Megjithatë, ndaj tij, nuk është ngritur ende akuza e korrupsionit apo ajo e grupit të strukturuar kriminal.

Pasi Hide ka marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës, prokuroria e Gjirokastrës shpalli kompetencë dhe e dërgoi dosjen te SPAK.

Në muajin mars, pas një seance në Gjykatën e posaçme, Hide dha një prononcim për gazetarët, duke lënë të hapur mundësinë për tu dorëhequr nga drejtimi i Bashkisë së Libohovës.

Intervista

Pyetje: Zoti Hide akuzoheni për shpërdorim detyre në kohën kur keni qenë drejtues në komisariatin e Gjirokastrës…

Leonard Hide: Po

Ju duke e ditur këtë fakt keni vendosur të kandidoni, a e keni deklaruar këtë fakt?

Hide: Jo, nuk kam qenë në dijeni fare.

Për çfarë ju akuzon prokuroria?

Hide: Për shpërdorim detyre.

Në lidhje me çfarë?

Hide: Me rastin kur kam qenë në kohën e ushtrimit të detyrës si shef krimesh.

Çfarë qëndrimi keni për këtë akuzë të prokurorisë?

Hide: Gjykimi bëhet në sallë.

Çfarë ka ndodhur në ato kontrolle, sepse thuhet në dosjen e prokurorisë së Gjirokastrës që janë shmangur (kontrollet për drogë) dhe ka dyshime për bashkëpunim (me trafikantët)?

Hide: Edhe njëherë gjykimet bëhen në sallë dhe s’kam ça të them tjetër.

E ndjeni të moralshme të jepni dorëheqjen për tu përballur me drejtësinë?

Hide: Patjetër, në qoftë se do duhet po.

Kush e merr vendimin për tu larguar?

Hide: Vetë unë.

Do largoheni nga zyra e kryetarit të Bashkisë për tu përballur me drejtësinë?

Hide: Po as bëhet fjalë.

Majlinda Bufi e Roskovecit sërish në SPAK

Më herët, edhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Bufi është thirrur për të dëshmuar për llogari të hetimeve që ka çelur SPAK pas një kallëzimi për kryebashkiaken socialiste.

Majlinda Bufi në SPAK

Kallëzimi nga opozita erdhi pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ në 5 Maj, ku kryebashkiakja e Roskovecit shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.

Majlida Bufi është paraqitur disa herë në prokurori, që ka thirrur për të dëshmuar edhe punonjësen e kërcënuar nga kryebashkiakja.

Në një tjetër-audiopërgjim të publikuar në media në 12 Maj, kryebashkiakja i kërkon llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Madje e urdhëron të mos ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit.

Materialet e publikuara në media janë administruar nga prokuroria.

Pas publikimit të videos së parë, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit. Opozita e akuzon Bufin për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. Më tej në kallëzim, që bazohet në emisionin investigativ “Piranjat” në SYRI TV, thuhet se Majlinda Bufi diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.

Etiketa: Kryesore1Leonard HideSpaktrafik droge

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Dumani në krye të SPAK, PD: Janë seksion i PS

Altin Dumani: Në 2025 do prezantojmë strategjinë për të eleminuar krimin zgjedhor!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com