GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet në Dubai “Dari”, vrasjet që porositi sipas Nuredin Dumanit

11:50 - 22/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet në Dubai “Dari”, vrasjet që porositi sipas Nuredin Dumanit

Hajdar Bako

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Dubai. Policia e Shtetit konfirmoi këtë të martë arrestimin në Emiratet e Bashkuara Arabe të Hajdar Bakos alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan.

Ndalimi, sipas bluve, erdhi pas një dënimi që rëndonte ndaj Bakos, i njohur edhe si “Dari”, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, sqaruan blutë.

Lidhur me këtë ngjarje, Bako është arrestuar në vitin 2017, por është liruar nga gjykata e Elbasanit, që e ka dënuar me shërbim prove. Një vendim i gjykatës së Apelit të Durrësit në vitin 2022 vendosi që “Dari” të dënohej me burgim. Vendimi solli edhe shpalljen e tij në kërkim.

Sipas raportimeve mediatike, Hajdar Bako dhe vëllezërit e tij, Ervini dhe Franci Bako, janë përmendur dhe në dëshminë e dhënë në SPAK nga Nuredin Dumani. Vrasësi me pagesë ekspozon Bakon dhe dy vëllezërit e tij si financues në vrasjen e Arjan Spahisë në Belgjikë, vrasjen e trefishtë në Bradashesh dhe planet për të vrarë, Erjon Alibejn. Lidhur me dëshmitë e Dumanit, nga SPAK nuk është njoftuar zyrtarisht akuzë penale për Bakon.

Në pritje të ekstradimit

Sipas policisë, arrestimi i “Darit” në Emirate vjen me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Edhe më herë, në këtë shtet ka pasur ndalime të disa personave të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Megjithatë, sipas ekspertëve të fushës, ekstradimi i tyre është i vështirë për shkak të një mungese ekstradimi me dy vendeve.

I vetmi i ekstraduar nga Dubai është Bruno Çobo – në mars të këtij viti, i cili akuzohet se bashkë me 16 të tjerë ka mashtruar shtetas italianë nëpërmjet “call center”, në shumën 4.7 milionë euro. Megjithatë rasti i tij ishte i veçante, pasi siç u shpreh publikisht avokati i Çobos, klienti i tij kishte kërkuar vetë që të dorëzohej te autoritetet shqiptare.

Shkresa e publikuar nga vokati i Çobos drejtuar Interpol Tirana

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka premtuar disa herë se do të kryhet ekstradimi i të arrestuarve në Dubai – që ka fituar reputacionin e një vendstrehimi të sigurt të personave në kërkim në drejtësia. Megjithatë, rasti specifik i Çobos mbetet i vetmi ekstradim deri më sot.

Pamundësinë e ekstradimeve nga Dubai e konsideroi si problematike edhe kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit të kësaj të mërkure në komisionin parlamentar të ligjeve. Dumani tha problematika është konstatuar edhe në raportin e një viti dhe parë dhe theksoi se mbetet ende. “Numri i personave që janë në Dubai dhe janë në kërkim nga SPAK vijon të rritet, është një problematikë që duhet të gjejë zgjidhje”, shtoi ai.

Etiketa: DariHajdar BakoKryesore1

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Altin Dumani zbulon hetimin: Një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri!

Dumani te "ligjet": Drejtues të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar, ulëritëse!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com