GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani te “ligjet”: Drejtues të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar, ulëritëse!

12:05 - 22/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Altin Dumani zbulon hetimin: Një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa ka raportuar para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare, kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka quajtur ulëritëse lidhjen e drejtuesve të lartë të policisë së Shtetin me krimin e organizuar.

“Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim”, tha Dumani në prezantimin e raportit të institucionit që drejton gjatë vitit 2023.

“Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”, shtoi ai.

Teksa u pyet nëse ka presione politike, ai tha se është i “shurdhër” në këtë drejtim. “Sa i përket presionit politik, ne kemi marrëdhënie institucionale dhe proceduriale me të gjithë ish-funksionarët funksionarët e shtetit. Ne jemi të shurdhër nga çdo lloj retorike politike”, tha Dumani.

Kreu i SPAK i kërkoi deputetëve të Komisionit të Ligjeve ndryshimin e ligjit për ti dhënë mundësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme të drejtën e rikandidimit në përfundim të mandatit 9-vjeçar.

Ai bëri me dije se Prokuroria e Posaçme po përgatit një strategji në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.

Lidhur me pastrimin e parave, Dumani veçoi sektorin e ndërtimit. “Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Gjithashtu dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi. Bashkëpunimi shumë i mirë me banka të nivelit të dytë bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, tha Dumani.

I pyetur lidhur me dyshimet për dekonspirimin e aksionit të fundit të SPAK me 50 urdhër-arreste, Dumani tha se “në dijeninë time nuk kam asnjë indicie që operacioni të jetë dekonspiruar”.

“Korrupsioni në drejtësi”, Dumani: Shqetësimi im më i madh, ata që kanë kaluar vetingun

Dumani shprehu shqetësim edhe për prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar në sistem, edhe pse e kanë kaluar vetingun.

“Jam i shqetësuar me ata që kanë kaluar vetingun dhe vazhdojnë të jenë në sistem që mund të ndeshemi para me persona me natyrë korruptive. Ky është shqetësimi im më i madh. Këtu jemi të vëmendshëm edhe nga media e shoqëria civile e politika kur ka denoncime ne mbajmë shënime, bëjmë vlerësimet tona paraprake, nuk bëjmë regjistrim procedimi penal ia nënshtrojmë një procesi filtrimi krijohet baza e të dhënave pastaj regjistrohet procedimi penal. Ne vjet arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë. Jemi shumë të vëmendshëm në këtë drejtim. Koha do ta tregojë. I kemi në vëmendje, më shumë më shqetëson kjo kategoria tjetër”.

Ai theskoi se të gjithë janë të ekspozuar ndaj korrupsionit.

“Duhet të pranojmë që kaluan vetingun dhe nuk do të korruptohen prokurorë e gjyqtarë, kjo është utopi. Janë të ekspozuar. Jemi të ekspozuar të gjithë. Në Jemi të vëmendshëm dhe ne si institucion do të kemi çështje penale që do të hetojmë kur të vijë koha do t’i bëjmë publike dhe t’i raportojmë vitin që vjen”.

Sa u takon hetimit të gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, Dumani theksoi se SPAK e ka shumë të kufizuar juridiksionin.

“Sa u takon gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, ne juridiksionin e kemi shumë të kufizuar. Të çosh për gjykim 4 gjyqtarë ndër të cilët 2 të GJL e 2 GJK nuk janë pak se aq gjyqtarë janë. Të çosh për gjykim 4 gjyqtarë ndër të cilët 2 të GJL e 2 GJK nuk janë pak se aq gjyqtarë janë. Për gjyqtarët e prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit, ne edhe nga to vendime pak ndoshta, kemi regjistruar duke marrë indicie nga vendimet e KPK, ku kemi nuhatur që mund të kemi një vepër penale më natyrë korruptive që na bën ne kompetentë. Por kjo është detyrim për prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm dhe duhet dhe ata të jenë aktivë, nuk është përgjegjësi e SPAK të hetojë këtë kategori subjektesh”.

Sa i përket SPAK-ut, Dumani theksoi se ka një proces vetingu brenda këtij institucioni, një “kambanë alarmi brenda vetes sonë” e cilësoi ai:

“Sa i takon brenda SPAK, unë jam i vëmendshëm, kemi dhe një proces vetingu brenda institucionit që janë vetuar 60 veta. Një tjetër është larguar nga detyra. Kemi 9 të dorëhequr për shkak të vetingut, por jemi me kambanë alarmi edhe brenda vetes tonë”.

Etiketa: Altin DumaniKryesore1PoliciaSpak

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Dumani i vendosur për drejtësi! “Jemi të ‘shurdhët’ ndaj çdo retorike politike!”

Dumani i vendosur për drejtësi! "Jemi të 'shurdhët' ndaj çdo retorike politike!"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com