GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Meloni të heqë dorë nga ky projekt”, deputetët e opozitës italiane vizitojnë Gjadrin (Video)

19:50 - 22/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Meloni të heqë dorë nga ky projekt”, deputetët e opozitës italiane vizitojnë Gjadrin (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e opozitës italiane ishin sot në Shqipëri në një vizitë për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin parashikuar të hapeshin më 20 maj. Vizita është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Matteo Mauri së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini ishin në Gjadër ku po ngrihet njëra nga qendrat e emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja.

Në një video të publikuar nga mediat italiane, shfaqen disa buldozerë, dy kamionë. La Repubblica shkruan se inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende gërmimet dhe se puna është shumë e ndërlikuar për shkak të terrenit ku nuk kanë nisur ende as procesi për kanalizimet e as puna për energjinë elektrike.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë. Sot është 22 mars. Dy ditë më parë këtu duhej të ishin tashmë në funksion qendra e kërkuar nga Meloni”, tha Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike italiane drejtuar kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrave në një video të publikuar në La Repubblica.

Prefektura e Romës ka firmosur kontratë me kompaninë Medihospes për menaxhimin e shërbimeve. Opozita italiane ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e kësaj marrëveshjeje.

“Përpjekja e Melonit për të pasur një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë dhe nuk ka asgjë. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024…E vetmja gjë që lëviz janë shpenzimet. Tani nga 653 milionë euro që ishte parashikuar në fillim kanë shkuar në mbi 800 milionë. E shpenzimet do të vijojnë të rriten siç kemi deklaruar në nënshkrimin e marrëveshjes.

Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane. Veprim i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministrit Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë të ardhurat drejt fuqizimit të burimeve që do t’i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor”, deklarojnë deputetët e Partisë Demokratike italiane.

Sipas kalendarit të shpallur nga qeveria Meloni, qendrat duhet të ishin inauguruar të hënën më 20 maj, por dorëzimi i punimeve është planifikuar në fund të vjeshtës, kur dhe priten te hapen qendrat.

Etiketa: deputetegjaderitalianeKryesore1

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
Propozimi i Celibashit për votimin e diasporës: Ja si mund të realizohet

Propozimi i Celibashit për votimin e diasporës: Ja si mund të realizohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com