GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PS fut pa konsensus në rend dite rezolutën anti-korrupsion

15:31 - 23/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër ngrihet komisioni i dytë hetimor, sistemi TIMS në lupën e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët socialistë në Konferencën e Kryetarëve vendosën të enjten që të fusin në rendin e ditës së seancës plenare të së hënës diskutimin dhe votimin e rezolutës së inicuar nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një komisioni të posaçëm për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe shtetin e së drejtës.

Dy anëtarë të pranishëm nga opozita, Jorida Tabaku dhe Agron Duka, abstenuan dhe ngritën pikëpyetje për nevojën e këtij komisioni apo mënyrën se si do të funksionojë ai, ndërkohë që grupimet e opozitës vijojnë të mos kenë një qëndrim të qartë nëse do t’i bashkohen kësaj nisme.

Edhe pse mbledhja u bë me dyer të mbyllura, zyrat e shtypit të grupeve parlamentare zbardhën për mediat diskutimet.

Tabaku sugjeroi që rezoluta kërkonte një debat më të gjerë se sa debati në Kuvend dhe vuri në dyshim synimet e mazhorancës për të luftuar korrupsionin, ndërsa kërkon të ngrejë struktura të reja parlamentare pasi ka bllokuar punën e institucioneve që janë ngritur më herët për këtë qëllim.

“Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin dhe sot qeveria vjen pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik,” tha Tabaku.

Si kryetare e Komitetit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), një strukturë gjithpërfshirëse me një përbërje pozitë-opozitë, institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe shoqëria civile, ajo sugjeroi se komisioni i ri që propozon PS do t’i marrë kompetencat kësaj strukture.

Po ashtu, Tabaku ngriti pikëpyetje nëse ky komision i posaçëm do të ruajë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Ne e kemi të shenjtë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, sidomos SPAK, dhe ne nuk kemi asnjë siguri që do ruhen këto pavarësi institucionale nga ky komision,” tha Tabaku, duke shtuar se skepticizmi i opozitës për nismën bazohet në mungesën e kësaj sigurie.

Nga ana e tyre, anëtarët socialistët argumentuan nevojën për forcimin e rolit të parlamentit në reformat anti-korrupsion.

Duke iu përgjigjur Tabakut, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi pretendoi se komisioni i ri që do të ngrihet, nuk do të ketë mbivendosje me kompetencat e KKIE.

“Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit,” tha Çuçi sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit.

Ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali argumentoi se mekanizmi i ri për të përfshirë kuvendin në reformat anti-korrupsion lindi nga raportet e procesit screening me Bashkimin Europian.

“Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posacëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen,”mësohet të ketë thënë Spiropali.

Diskutimi për datën e votimit të rezolutës, sipas burimeve nga mbledhja, u lidh me praninën e kryeministrit në seancë dhe PS këmbënguli që kjo datë të ishte me 27 maj.

Kjo rezolutë u njoftua disa javë më parë nga kryeministri Edi Rama pas një fjalimi të gjatë që i referohej kryesisht reformës në drejtësi dhe punës së Prokurorisë së Posaçme dhe pretendoi se vendi kishte nevojë për një komision të jashtëzakonshëm parlamentar me afat trevjeçar për reformat kundër korrupsionit.

Rama ftoi opozitën që t’i bashkohet komisionit të posaçëm, duke e përshkruar atë si “një vend pune i përbashkët për të adresuar procesin e mëtejshëm të shtetbërjes…”, por deri më sot nuk ka një qëndrim të qartë të grupimeve opozitare nëse do t’i bashkohen kësaj nisme.

/reporter.al/

Etiketa: PS

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
Para
Dyshohet për marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 35-vjeçarit

DETAJE/ Flet gjyshi i 13 vjeçares së ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari: E joshte me patatina!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com