Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 18-vjeçar pasi dyshohet se i ka dhënë për të konsumuar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 15-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi/ DVP Shkodër
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Rr., 18 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se i ka dhënë për të konsumuar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 15-vjeçari.
Discussion about this post