Nga Agron Gjekmarkaj
Lajmi se ahengu qeveritar me protagonist Babo-qeverinë të diele do ja bëj bam në Milano zgjoi një sërë kërshërishë po më shumë se ato zhvillosi rubinetin e xhelozive!
Vërtetë në Athinë këndoi Noisi po brenda mazhorancës ka plot vasha e djem zë qëruar që mund t’ja marrin vetë në kryeqendrën lombarde. Njëzëri thanë që nuk është koha të dukemi modern e më the e të thashë se emigrantet janë nostalgjik ata kanë nevojë për zulmen popullore! Këtë mendim e shfaqi vetë Ulsiu por u keqyr vënger nga ndonjë! U konsiderua si propozim që ti pritej rruga ndonjë performance xhaz nga Mamica dhe Mimi di Puccini të cilat perloten të madh e të vogel në 60 vjetorin e Çuçit.
Megjithëse nuk dihet në Mamica do na ngjethë mishtë me ndonjë fjalim tjetër a me këngën “ triste domenica” njerëzia po vërshon për ta dëgjuar?!.
Tezja dhe Antoneta Dhima mbështeten fort variantin e Ulsisë. Aty për aty u kolliten nja dy a tri herë dhe ja ndezen një potpurie të shoqeruar me valle ku dukej qartë si fitili i kandilit rinor nuk ishte fikur. Oshënaria e delikatesa mallëngjyen vetë Dilon i cili ka parë shumë në jetë!
Duhet një balancim jug-veri tha Arben Pëllumbi, kam dëgjuar se Rakip Suli ja terezit çiftelisë si ashik, nuk është keq të ftohet ai!
Ismet Beqiri tundte kokën në menyrë enigmatike. Dukej më afër mohimit se pohimit. Unë nuk jam per xhingla mingla dhe dëngla lirike. Aty duhet të buçasin kënget për jeten e re që gezojmë sot, planet pesëvjeçare, hajrin e bereqetin, në drejtimin e Babos, për sukseset, sesi nxori revolen ne OKB kunder ruseve , si e rriti me 180% planin e emigranteve, e thagma si këto jo gjepura! Bujari i Lushnjes u ngrit në këmbë dhe duartrokiti.
Kur gjakrat po ndezeshin u afrua Etilda me ndrojë shprehu një mendim, të cilin e nisi në formën e dilemës ,” po sikur te ketë dhe recitime herë pas here, poezi qe mund ti interpretoj vete dhe prozën gjeneral Kollçaku?!
Hë si thoni dhe një buzëqeshje e ëmbël ra mbi atë qoshe! Jo moj çupë tha Nasipi hijërënde, ç’janë keto ne se kemi konkurs i talenteve të reja atë por platforme elektorale! Gjenerali une jam i kesaj dhe beri gishtin si çark pushke, po vene punet per dreq qekur gjeneralet trajtohen si aktor. Po ja ky Klosi e ka zërin si Boçeli dhe i ngjet tha Laerti , le te kendojë “o sole mio” qe nënkupton “ o Babo mio” është meraforë e gjetur, se edhe në aktivitet ku merr pjese Papa ka këngëtarë! Po të jetë ashtu Braçe e ka zërin më të imët u hodh Ermua. Damua i bie kitarres dhe i qan këngët e Elton Xhonit vuri re Klevis Xhoxhi. Jo jo duhen gjera kombetare nenvizoi Çyrbja, më mirë Nikoqiri me repertorin e “Lires” së Korçes dhe Eni Xake me mandoline.
Xhemali si prej Tirone u ndie pak i anashkaluar. Të vijë tha Bela me gjergjef e të këndojë “ku ka si Tirona mi lale?”. Hëm edhe Tironë edhe lal ka diçka që nuk shkon u ngrys Xhafa! Ndërkohë që grupi parlamentar po rrëshqiste në kaosin e diskutimeve po vinte ora me shku drejt Rinasit ku të gjithë duhej të rëndin me ilaka, kushërinj, shokë, gjind nga bashkitë se nuk bëhet shaka! Boll mi pimë bira po ikën avioni mi po iken avioni mi tha Braçe dhe te gjithë vrapuan. Në balonë i harruan punet e ahengut dhe filloi shqetësimi i organizmit. Më i ngrysuri ishe Subashi i Fierit. I zymtë me çehren e një ariu polar nuk pipetinte. Ç’ke i thanë ?! Pasi i lodhi me heshtje të gjate, ndihem si jetim pa Taon verejti.
E dyta më është ngarkuar një detyre delikate. Nga ziafeti i Athines nxorrëm mesime. Nuk vumë tualete perreth dhe njerzia piu birrë shumë dhe janë ankuar grekerit për dozat e amonjakut që që lame atje dhe pirgjet me mezera. Tani më është kerkuar mua ta rrethoj sallen me portative. Ky është besim i madh e inkurajoji Lavdrim Krashi. Nuk mbaron me kaq foli ai mendueshem. Duhet pas mitingut të bëj edhe nje raport mbi aromat në ishin produkt gezimi apo merzie si tek “perendori i fundit” ku shendeti i tij matej me profumin e “mezese”! Kjo është risi tha Shalsi po kaq stërhollim e besim i madh me xhelozi të dukshme që atë fat se pat ai.
Po për të ngrënë si do i bëhet? Po nuk vuhet për këtë në Itali dhe Blerina aty ka plot vere, djathëra proshutë!! Çuçi deri askohe nuk kishte folur por aty befas ngriti zërin. Jo tha do vijnë ca kamionë nën udheheqjen e Gonxhes me veze të ziera, djathë me erë, te regjme, ca ullinj Lukove, ndoj pike raki qe Babo rastësisht te ulet gju me gju pas fjalimit dhe ta vere theksin tek kombetarja.
Po per fjlaimin e Babos ka ndonjë lajm pyeti Evis Kushi e sapo dale nga e shkuara?!
Ai është surprize u gjegj Etjeni por beri te informuarin po ndryshe nga Athina do të levdoje Melonin, Italine por edhe mundin e djersen e emigranteve , kritikat do ti ketë me pikatore dhe tolerancë!Do kete citime nga letërsia , nga “vidi vidi pëllumbeshe e Ali Asllanit” pyeti Vullnet Sina se edhe une jam shume i apasionuar ? Ehe ehe do kete se Babo vjen nga letersia dhe leterisa lind nga Babua dhe Pranvera Resuli.
Majkua rrinte i heshtur me nje pale rroba allafrenga te shekullit të 18. U bënë të gjithë kurioze. Po ja tha meqënese nuk i shkoi më mendje të me vinte në skene ne Greqi meqenëse ngjaj me Kollokotronin për te thëne qe ja Kolë Kotrova ishte kushëri i Pandit shih sa ngjajne, me veshi si Kontin Kavur per tu treguaj italianeve qe i kemi ca lidhje historike dhe une si sternip i tij!
Discussion about this post