GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

EURO “Zvicër 2025”/ Trajneri Grima fton 20 futbolliste, Shqipëria kërkon vendin e parë në grup

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Nations League për vajza, ja kundërshtaret e mundshëm të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e vajzave A do të nisë nesër përgatitjet zyrtare për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian “Zvicër 2025” ndaj Estonisë (31 maj) dhe Luksemburgut (4 qershor).

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme për vajzat kuqezi, të cilat kërkojnë të pozicionohen në vendin e parë në grupin C5 dhe të kalojnë në fazën play-off të kampionatit Europian, trajneri Armir Grima ka zbardhur listën e futbollisteve të grumbulluara.

Tekniku shqiptar ka ftuar 20 lojtare për këto dy ndeshje, teksa lista ka edhe risi këtë herë. Kombëtares i bashkohen dy futbolliste mjaft të talentuara, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen e ekipit të vajzave. Xhesika Ndoj, e cila aktivizohet me ekipin e Apolonisë dhe Klesta Ago, e cila luan me Tiranën janë ftuar për herë të parë nga trajneri Grima dhe do të jenë pjesë e Kombëtares kuqezi.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet nga e diela në Tiranë, teksa përgatitjet për këto dy ndeshje do t’i zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Më 29 maj, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Estonisë, ku më 31 maj do të luajë edhe ndeshjen e tretë të grupit ndaj vendaseve, në stadiumin “Le Coq Arena” në ora 17:00 (CET)

Ndërkaq, më 4 qershor, Shqipëria do të presë në stadiumin “Elbasan Arena” ekipin e Luksemburgut. Takimi është planifikuar të luhet në ora 18:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët shqiptarë, në mbështetje të vajzave kuqezi.

Aktualisht, Shqipëria e vajzave renditet në vendin e dytë të grupit C5, në kuotën e 3 pikëve, me një ndeshje të fituar ndaj Estonisë (2-0) dhe një takim të humbur ndaj Luksemburgut (1-2).

Më poshtë edhe lista e plotë e 20 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima për dy sfidat kualifikuese të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”:

Etiketa: futbollisteShqiperia

Lajme të lidhura

Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të
Sport

Formacioni/ Më të mirët e javës së 3-të të Superiores, përzgjidhen lojtarët dhe trajneri fitues

14:00 - 07/09/26
Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’
Aktualitet

Përplasja e dy biznesmenëve/ Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm në sherrin tek Hotel ‘Regina’

17:14 - 04/09/26
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Aktualitet

Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve

11:38 - 01/09/26
Para
Shehi flet para përballjes me Skënderbeun: Futemi në fushë për fitore

Shehi para finales me Egnatian: Duhet ta fitojmë me këmbë dhe tru

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative
Aktualitet

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës së avokatëve të huaj të Erion Veliajt për të zhvilluar...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

17:16 - 10/09/26
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

16:49 - 10/09/26
Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com