GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“EURO 2024”, Broja optimist: Shqipëria do kalojë grupin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionët e Europës interesohen për blerjen e Brojës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e hënë, trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo do të bëjë publike listën me 26 lojtarë që do të marrë me vete në Europianin e Gjermanisë.

Ndër emrat që përflitet se do të jetë pjesë e “EURO 2024” është edhe Armando Broja. Sulmuesi kuqezi, i cili është pjesë e Çelsit në Premier Ligë ka kaluar një vit e gjysmë shumë të vështirë mes dëmtimit që e mbajti jashtë fushave dhe mungesës së minutave te Fullhemi, ku u transferua në janarin e këtij viti.

22-vjeçari ishte ditën e djeshme në “Air Albania” për të ndjekur finalen për vendin e tretë dhe të kartërt mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, e cila përfundoi me fitoren e korçarëve me rezultatin 3-2.

Armando Broja pas më shumë se një viti ka dhënë një intervistë për “Top Channel“.

“Kam ardhur për të bërë pak pushim…është bukur me pa futboll gjithmonë edhe jashtë Anglisë”, tha Broja.

Ky vit ka qenë shumë i vështirë për të. Nga janari dhe deri në maj Broja nuk ka patur 90 minuta të plota as te Çelsi në ditët e para të vitit dhe aq më pak te Fullhemi.

“Mund të shkonte edhe më mirë, por kështu është futbolli, të shohim sezonin tjetër tani, ishallah shkon edhe më mirë”, tha ai.

Tani kemi grumbullimin e kombëtares shumë të rëndësishëm edhe se këto 6 muaj që kalove..

“Po po normal, kjo është gjë më e madhe dhe shohim nëse do të më marrë trajneri, do të jetë diçka shumë e madhe dhe unë do të jap maksimumin. Nëse do të më zgjedh trajneri do të jetë një gjë shumë e madhe për mua, për familjen dhe ishallah po shkon gjithçka mirë”, tha ai.

Broja mund të quhet edhe thjeshtë i ftuari i këtij Europiani, pa asnjë kontribut në ndeshjet kualifikuese për shkak të dëmtimit, megjithatë, një talent si ai nuk mund të mbetet jashtë.

“Trajneri ka bërë diçka shumë të mirë, skuadra është shumë e fortë dhe ky kualifikim ka patur lojtarë dhe një grup shumë të mirë”, u shpreh Broja.

Sa i përket finaleve të Europianit, ku do të kemi kundërshtarë shumë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia, Armando Broja synon shumë lartë.

“Grupi është shumë i mirë, trajneri po ashtu së bashku me stafin janë shumë të mirë, ndeshjet janë vërtetë të rëndësishme, por ishallah do t’ja dalim të kalojmë grupin dhe do të jetë një gjë shumë e madhe si për skuadrën por edhe për Shqipërinë”, tha futbollisti.

Edhe e ardhmja e tij mbetet pezull, te Çelsi vështirë se do të qëndrojë në edicionin e ardhshëm, pasi klubi e ka nxjerrë në shitje dhe situata aktuale me shumë pak minuta të luajtura, nuk e favorizon.

“Nuk e di do të shohim, kontratën e kam akoma te Çelsi…

Keni një plan që të lëvizni nga Anglia?

“Nuk e di akoma…nuk e di”, theksoi ai.

Etiketa: armando brojabrojaEuro 2024

Lajme të lidhura

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Para
Debatet për kuorumin/ Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Ishin gjysma plus një. Deputetët janë shpirtra të lirë

Alibeaj: PS, Foltorja dhe PL janë rreshtuar kundër SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com